web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet “Audi” me të cilin ia mbathi Altin Ndoci

13 Janar 2026, 19:59, Kronika CNA

Zbulohet “Audi” me të cilin ia mbathi Altin Ndoci

Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar automjetin me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci nga spitali infektiv i Durrësit.

Automjetin tip Audi, me targë ‘AB 700 RS’, e priste në parkingun e spitalit, ndërsa Altin Ndoci arriti t’ia mbathte në prani të efektivëve.

Zbulohet “Audi” me të cilin ia mbathi Altin Ndoci

Altin Ndoci cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë dhe rezulton i përfshirë në disa nga vrasjet më të bujshme në vend.

Ndoci, i cili ndodhej në paraburgim që nga viti 2020, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për disa vrasje, ndërsa dyshohet si pjesë e grupit të Çopjave.

Nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, doli se Ndoci kishte lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës dhe ekzekutimin e dy personave të tjerë më 2 mars 2020, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Ai akuzohet gjithashtu edhe për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit.

Ndoci akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi më herët lidhur me arratisjen, ku tha se Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore.

Gjithashtu bëhet me dije se strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ CNA





Lajmet e fundit nga