Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Gjykata e Posaçme ka konfiskuar dhe sekuestruar pasuritë që i përkasin Ahmet Isufajt, Zaim Tafës, Lulzim Zefit dhe belgut Dries Lonneux, të përfshirë në ngjarje kriminale dhe trafikim droge.
Arben Isufit i janë konfiskuar toka, biznese, një automjet "Audi A4".
Zaim Tafës dhe Tefta Tafës i janë konfiskuar toka në Sarandë dhe Patos, 1 apartament dhe 3 automjete.
Lulzim Zefit dhe personave të lidhur me të i janë konfiskuar 17 garazhe dhe 1 automjet.
Ndërsa Dries Lonneux i janë sekuestruar 4 apartamente në Sarandë dhe 5 sipërfaqe toke në Tiranë
I. Konfiskimi i pasurive të subjektit Ahmet Isufaj.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.130 datë 19.09.2023, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të nr.17 datë 04.05.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me konfiskimin e pasurive të shtetasve Ahmet Isufaj, subjekt i Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, dhe personave të lidhur me të, si më poshtë vijojnë:
1.Pasuri e paluajtshme e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe 529.40m², (kompleks shërbimesh Bar-Restorant, Lavazh, Parkim, i cili ndodhet në Sheq i Madh-Fier, në pronësi të shtetasve Ahmet Ferit Isufaj dhe Mariana Shyqyri Isufaj;
2.Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, me nr.pasurie 8/538, me sipërfaqe 1580 m², mbi të cilën ka ndërtuar një objekt me sipërfaqe 1200 m², (Dyqane), e cila ndodhet në Sheq-Fier, në pronësi të Amarildo Ahmet Isufaj;
3.Pasuri e paluajtshme e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 55.16 m², (nga të cilat 16.56 m² ambient i përbashkët), në pronësi të shtetases E. Bregu (Isufaj), e cila ndodhet në lagjen “1 Maji” – Fier, nr.13, kati i I-rë;
4. Automjet tip “AUDI A4”, me targë AB902AA, me numër shasie WAUZZZ8KX9A022809, ngjyrë e gri e errët, në pronësi të shtetasit Amarildo Ahmet Isufaj;
II. Konfiskimi i pasurive të subjektit Zaim Tafa dhe personave të lidhur.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.143 datë 10.10.2023, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të nr.03 datë 08.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me konfiskimin e pasurive të shtetasve Tefta Tafa, subjekt i Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, dhe personave të lidhur me ta, si më poshtë vijojnë:
1. Pasuria e llojit “Arë + Truall”, me sipërfaqe totale 4500 m², nga të cilat 3060 m² është “Truall” dhe 1160 m² është “Ndërtesë”, e cila ndodhet në Bishanak-Fier, (adresa e saktë e pasurisë Grizë, Patos), në emër të Zaim Rrapush Tafa, pasuri e fituar me kontratë shitblerje, mbi të cilën është ndërtuar Bar-Restorant “Kështjella”;
2. Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1500 m², e cila ndodhet në Patos, në emër të Zaim Tafa, pasuri e fituar me kontratë shitblerje (përdorur për ngritjen e ndërtesës që funksionon si “Bar-Restorant Kështjella” dhe te ambienteve të saj), në pronësi të Zaim Tafa;
3. Pasuria, objekt “Tokë”, me sipërfaqe 440m2, me adresë në Çukë, në qytetin e Sarandës (deklaruar si objekt lokal dhe banesë, nga Zaim Tafa dhe Tefta Tafa);
4. Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 63 m², me adresë lagjja nr.4 Sarandë;
5. Automjet tip “BMW X5 30D”, ngjyrë e bardhë, e blerë me LEASSING, në pronësi të Zaim Tafa;
6. Automjet tip “Audi A4”, ngjyrë e zezë, viti prodhimit 2012, në pronesi të Erion Zaim Tafa;
7. Automjet tip “Daimler Chrysler-B200 CDI”, në pronësi të E. A.;
III. Konfiskimi i pasurive të subjektit Lulzim Zefi dhe personave të lidhur.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.131 datë 20.09.2023, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të nr.19 datë 13.02.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me konfiskimin e pasurive të shtetasve Lulzim Zefi, subjekt i Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, si më poshtë vijojnë:
1. Pasuria e llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G40, zk. 3866, vol 30, fq 244, në pronësi të shtetasit Fran Zefi;
2. Pasuria e llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G41, zk. 3866, vol 30, fq 245, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.41, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
3. Pasuria e llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G42, zk. 3866, vol 30, fq 246, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.42, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
4. Pasuria e llojit “Garazh” me nr. pasurie 342/29-G43, zk. 3866, vol 30, fq 247, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.43, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
5. Pasuria e llojit “Garazh” me nr. Pasurie 342/29-G44, vol 30, fq. 248, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Yzberish, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
6. Pasuria e llojit “Garazh” me nr. Pasurie 342/29-G45, vol 30, fq. 249, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
7. Pasuria e llojit “Garazh” me nr.Pasurie 342/29-G46, vol 30, fq 250, zk. 3866 me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.46, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
8. Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G47, vol 31, fq. 1, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Yzberish, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
9. Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G48, vol 31, fq. 2, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
10. Pasuria e llojit Garazh, me nr. Pasurie 342/29-G55, vol 31, fq. 9, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
11. Pasuria e llojit Garazh, me nr. Pasurie 342/29-G56, vol 31, fq. 10, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
12. Pasuria e llojit Garazh, me nr. Pasurie 342/29-G57, vol 30, fq. 249, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
13. Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G58, vol 31, fq. 12, në ZK 3866, me adrese në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
14. Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G59, vol 31, fq. 13, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
15. Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G60, vol 31, fq.14, në ZK 3866, në pronësi të shtetasit Fran Zefi;
16. Pasuria e llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G61, vol 31, fq 15, zk. 3866, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.61, në pronësi të shtetasit Fran Zefi.
17. Automjetin, lloji autoveturë, marka “Mercedes Benz”, modeli “SL 55 AMG”, në pronësi të shtetasit A. Gegaj;
Nga ana e Prokurorisë së Posaçme është bërë e mundur ekzekutimi i vendimit nr.18 datë 30.06.2023 i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me sekuestrimin e pasurive të shtetasit belg Dries Lonneux, person i akuzuar ne Belgjikë nën akuzën: “Drejtues i një organizate kriminale”, “Trafikim lëndësh narkotike në bashkëpunim” dhe në veçanti për “Importimin e lëndës narkotike të llojit kokainë”.
Ky sekuestrim është bërë mbi bazën e dispozitave të Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017.
Pasuritë e seksuestruara janë si më poshtë vijon:
1. Pasuria me sipërfaqe 122.8 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, përfituar me kontratë shitje për shumën prej 45 000 Euro;
2. Pasuria me sipërfaqe 72.90 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux për shumën monetare prej 25 000 Euro;
3. Pasuria me sipërfaqe 108 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux për shumën monetare prej 35 000 Euro;
4. Pasuria me sipërfaqe 115 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux, për shumën monetare prej 35 000 Euro;
5. Pasuria me sipërfaqe 58.80 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux, për shumën monetare prej 25 000 Euro;
6. Pasuria e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë + truall”, me sipërfaqe 5 150 m2 nga të cilat 849 m2 truall dhe 283 m2 ndërtesë, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk., përfituar me kontratë shitje nga Shoqëria “Ralet Green” shpk, përfaqësuar nga administratori Dries Lonnuex për shumën prej 250 000 Euro;
7. Pasuria me sipërfaqe 550 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
8. Pasuria me sipërfaqe 2 890 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
9. Pasuria me sipërfaqe 1 180 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
10. Pasuria me sipërfaqe 1 900 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;/ CNA
Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë 28-vjeçarin Emilj...
Kushëriri i Ervis Martinajt, Emiljano Nina, i cili drejton...
Ish prokurori Eugen Beci ka folur për përfshirjen dhe bash...
Një punonjës ka humbur jetën teksa ka rënë nga lartësia e ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në liqenin e Paskuqanit...
Policia në Morinë ka shoqëruar 12 persona, të cilët tentua...
Policia e Krujës ka arrestuar 31-vjeçarin me iniciale A.M....
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kanë marrë një...
Në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Gjirokastrës është ...
Juglindja këtë mëngjes është "pushtuar" nga mjegulla. Në ...
4 persona janë proceduar penalisht, teksa kanë mbetur ...
Policia e Pogradecit ka dalë me një njoftim paraprak lidhu...
Një mjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm ...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Ku...
Ditën e sotme është zhvilluar seanca për caktimin e masës ...
Një aksion antidrogë është zhvilluar këtë të mërkurë n...
Policia ka arrestuar 3 persona për konfliktin në zonën e i...
60-vjeçari shqiptar, Ëngjëll Brahimi, i cili u arrestu...
Joshko Çervenkovski është paraqitur këtë të mërkurë në SPA...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...