Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

SPAK ka dhënë detaje mbi operacionin e zbulimit të dy grupeve kriminale që operonin në Francë dhe në Shqipëri.
Mbi bazën e akteve të dërguara nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal me Nr. 56/2022.
Gjithashtu, bazuar në aktet e dërguara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal me Nr. 77/2022.
Pas regjistrimit të procedimeve penale objekt hetimi, janë kryer një sërë veprimesh hetimore me qëllim mbledhjen e provave, dhe identifikimin e autorëve të dyshuar që kanë marrë pjesë në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal.
Deri në këtë fazë është konkluduar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova për konsumimin e elementëve të veprave penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 287 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 170/c dhe 28/4 të Kodit Penal; “Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 174 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 174/2 i Kodit Penal; “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 178 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, të parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal; “Fshehja e të ardhurave”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 180 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244/1 i Kodit Penal; “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, parashikuar nga nenet 298/2 dhe 298/2-22 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, në ngarkim të personave nën hetim: A. M., A. D., F. B., S. I., El. I., Eg. I,. B. I., D. S., V. K., T. B., G.A., A. Sh., B. Mem., A. Xh., (alias U. Z.,), E. B., E. K., dhe N. B., sipas akuzave respektive.
Për kryerjen e veprimeve hetimore është bashkëpunuar ngushtësisht me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.
Hetimet rreth këtij procedimi penal janë kryer në kuadër të Skuadrës së parë të Përbashkët Hetimore me Autoritetet Franceze të Drejtësisë.
Nga hetimet paraprake të kryer në territorin francez nga autoritetet gjyqësore të këtij vendi, është mundur të evidentohet veprimtaria kriminale e kryer nga shtetas me origjinë shqiptare, të cilët dyshohet se vidhnin sende të ndryshme dhe pastronin të ardhurat që rridhnin nga to brenda territorit francez dhe më pas atij shqiptar.
Bazuar akteve të administruara rezulton se, grupet kriminale që kanë vepruar në kuadër të aktivitetit të paligjshëm kriminal, si në territorin francez, ashtu dhe atë shqiptar janë dy.
Në lidhje me grupin e parë, rezulton se personat nën hetim pas grumbullimit të sendeve të vjedhura në territorin francez dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale, pasi i depozitonin në një hotel, ua jepnin ato në dorëzim për t’i transportuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.
Në lidhje me grupin e dytë, rezulton se, personat nën hetim, në bashkëpunim me anëtarët e grupit të parë, kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale duke transportuar shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria-Francë. Këto shuma të përdorura për blerjen e sendeve të luksit, kapin një shifër prej 724,386 euro, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme që kapin vlerën e 2.113.000 Euro dhe 35.000 Franga. Përveç këtyre shumave monetare personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg sende të çmuara (flori). Produktet e luksit të blera në territorin francez nga këta shtetas janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata si dhe bashkëpunëtorët e tyre nëpërmjet kompanive të transportit Francë-Shqipëri. Këto sende më pas janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, të cilët janë shitur tek persona të ndryshëm duke fshehur njëkohësisht edhe të ardhurat e fituara nga ky aktivitet i paligjshëm.
Gjithashtu, në kuadër të aktivitetit të paligjshëm kriminal rezulton se personat nën hetim si dhe bashkëpunëtorët e tyre kishin mbështetjen dhe përkrahjen e disa punonjësve të policisë dhe doganës të planizuar me shërbim./ CNA.al
Një 22-vjeçar është rrëmbyer dhe dhunuar në Kavajë. Menjëh...
Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të Zog...
Pak më parë në mediat me titra u raportua për një shpërthi...
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Nar...
Sot, rreth orës 09:00, kanë mbërritur në portin e Limjonit...
Një gomone është gjetur brenda një kamioni në fshatin Babi...
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve nën dre...
Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Komisariatit të ...
Një sherr ka ndodhur në Tiranë, në rrugën "Myslym Keta...
Prokuroria e Tiranës njofton zbulimin dhe arrestimin e 3 s...
Policia e Shkodrës ka sekuestruar një kallashnikov dhe 30 ...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 30 vite burg për Xhuliano ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Poliçan, menjëherë pa...
Shërbimet e Policisë Kufitare në portin e Durrësit, në vij...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotm...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka evidentuar raste ku ofi...
Ndonëse është e ndaluar me ligj, disa kompani vijojnë ...
Një automjet tip “Range Rover” është vjedhur 5 ditë më par...
Policia ka vënë në pranga një 62-vjeçar të shpallur në...
Ditën e sotme, në vendin e quajtur "Kanioni i Langaricës",...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...