Përplasen dy makina në Rrugën e Kombit/ Disa të plagosur
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, në aksin...

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka marrë një denoncim nga një i burgosur në burgun e Drenovës.
I burgosuri pretendon se ndaj tij është marrë një masë e padrejtë, pasi është vendosur në mbikëqyrje të veçantë për 3 muaj.
Ai ka deklaruar se në burgun e Drenovës e kanë keqtrajtuar, e kanë lidhur në krevat me pranga dhe zinxhirë për 6 ditë, si dhe është detyruar që të hajë copa xhami.
KShH për verifikimin e kësaj ankese, ngarkoi një grup vëzhguesish, në përbërjen e të cilit edhe një mjek.
Ata kanë dalë në përfundimin se shtetasi I. J. ishte mbajtur i lidhur, ndërsa theksojnë se vendimi i marrë ndaj të burgosurit është i jashtëligjshëm.
“Në takimin qe grupi monitorimit pati me të dënuarin I. J ai deklaroi se është mbajtur në krevat i lidhur me zinxhirë dhe pranga fikse 4,6, 24 dhe 48 orë. Shtetasi i pohoi vëzhguesve se nga dëshpërimi, shqetësimi dhe trajtimi i keq, ka ngrënë copa xhami. Stafi i IEVP lejoi ekipin e vëzhguesve që të shikonte në kolonë (vendi ku qëndrojnë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së shërbimit) të varur në mur, dy pranga fikse me ngjyrë të zezë, të cilat kishin pjesën që izolon dorën dhe një krah deri 25 centimetra, një zinxhir dhe në një kthinë, një skafandër të zezë, mbi të cilën kishin mbetur vetëm gërmat “…ICIA”, që dukej se ishte një skafandër e policisë. I.J i pohoi vëzhguesve të KShH-së, se këto ishin mjetet me të cilat ishte mbajtur i lidhur.
Lidhjen e të dënuarit me zinxhirë e pohuan mjeku, Drejtori dhe përgjegjësi i edukimit të IEVP-së, duke e justifikuar si masë parandaluese që të mos dëmtonte veten, por mohuan që ai të jetë mbajtur i lidhur për 6 ditë. Për këtë veprim nuk dispononin asnjë dokument (Procesverbal). Madje mjeku paraprakisht nuk ishte vënë në dijeni për këtë masë, as që e kishte vizituar, madje i pyetur nga grupi monitorues i KSHH-së ai pohoi se e kishte parë I.J të lidhur në krevat.
Referuar të dhënave të monitorimit, KShH vlerëson se akte të tilla tepër të rënda, të padokumentuara, të kundërligjshme e që bien ndesh me standartet ndërkombëtare të cituara në vijim të deklaratës, krijojnë dyshime të arsyeshme dhe të bazuara se prangosja dhe lidhja me zinxhirë e këtij shtetasi, në gjendjen shëndetësore mentale të tij dhe për një kohë të gjatë, ka bërë që I.J ti nënshtrohet trajtimit me elementë ç’njerëzore dhe degradues në ambientet e izolimit te IEVP Drenovë.
Në çështjen Kucheruk kundër Ukrainës, Gjykata e Strasburgut konstatoi shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ndalimi i torturës), ndaj një të paraburgosuri që vuante nga skizofrenia kronike, i cili u ankua ndër të tjerash se ishte mbajtur i prangosur në izolim. GJEDNJ u shpreh se kishte pasur shkelje të nenit 3 (ndalimi i torturës) të Konventës Evropiane (KEDNJ), duke konstatuar veçanërisht se mbajtja me pranga të një shtetasi me sëmundje mendore, për një periudhë prej shtatë ditësh, pa një opinion të justifikuar psikiatrik dhe kujdes mjekësor, duhej të konsiderohej si trajtim çnjerëzor dhe poshtërues. Për më tepër, vetë izolimi dhe prangosja e kërkuesit nxori në pah që autoritetet vendase nuk kishin ofruar trajtimin e duhur mjekësor dhe ndihmë për të”, thuhet në deklaratë ndër të tjera./ CNA
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, në aksin...
Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të die...
4 raste dhune janë regjistruar së fundmi në Korçë dhe ...
Një 31-vjeçar i dënuar për kultivim bimësh narkotike k...
Policia ka arrestuar në Laç 22-vjeçarin me iniciale D....
Megaoperacioni antidrogë “Tempulli” vijon dhe së fundi...
Vëllai i 26-vjeçares, e cila u përdhunua në grup nga i...
Policia ka finalizuar aksionin policor Midnight 22 ku ...
Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 1...
Fabrika e sfungjerit në fshatin Fermë Çlirim të Fierit...
Në rrjete sociale është publikuar një video, në të cilën s...
Policia ka arrestuar në pikën kufitare të Morinës, shtetas...
Telashet për fisin e ish-deputetit socialist, Rrahman Rraj...
Dy persona kanë hasur probleme me pronat në Ksamil dhe kan...
Policia spanjolle ka zbuluar një plantacion me kanabis...
Policia ka zbuluar se dy kompani private në Fier derdh...
Policia Shkodër ka arrestuar 31-vjeçarin me iniciale E.N.,...
Studentët e Mjekësisë kanë dalë sërish këtë të enjte në pr...
Arrestohet në Morinë 56-vjeçari me iniciale M.T., i ci...
Policia e Shkodrës pas kontrolleve ka vënë në pranga shtet...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...