web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merr flakë kutia elektrike e një pallati në Shëngjin/ Evakuohen 11 banorë, tre persona në spital

14 Shkurt 2026, 13:51, Kronika CNA

Merr flakë kutia elektrike e një pallati në Shëngjin/

Forcat e zjarrfikëses kanë ndërhyrë në një pallat përballë Rafaelos në qytetin e Shëngjinit, ku si rezultat i masës elektrike të krijuar në kabllot dhe panelin elektrik të pallatit është krijuar tym i madh dhe kanë pasur problem disa banorë me gazin karbonik të çliruar nga djegia.

Në vendngjarje ndodhen Shërbimi MZSH, Policia e Shtetit dhe Urgjenca Mjekësore.

Janë evakuuar deri tani 11 persona nga banesat e tyre dhe 3 prej këtyre banorëve janë nisur në drejtim të spitalit Lezhë për ndihmë mjekësore.

Shërbimi Zjarrfikës vazhdon kontrollin e perimetrit të brendshëm të pallatit, si dhe me ajrosjen e ambienteve të brendshme të pallatit./ CNA





Lajmet e fundit nga