web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I dënuar për vrasje në Mbretërinë e Bashkuar/ Kapet në Domje 34-vjeçari, pritet ekstradimi

13 Shkurt 2026, 14:06, Kronika CNA

I dënuar për vrasje në Mbretërinë e Bashkuar/ Kapet

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Së fundmi, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Operacionalja 81”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Tiranë u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe ndalimi i shtetasit A. Sh., 34 vjeç, banues në Domje.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Manchester.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Kentit të Veriut në Mbretërinë e Bashkuar, me vendim të datës 15 janar 2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje”, sipas legjislacionit penal britanik.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet britanike, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Mbretërisë së Bashkuar./ CNA





Lajmet e fundit nga