web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje nga grabitja e bankës në Tiranë/ Autori mori 20 milionë lekë me kallashnikov

12 Shkurt 2026, 13:12, Kronika CNA

Detaje nga grabitja e bankës në Tiranë/ Autori mori 20

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e kryer paraditen e sotme në një bankë në zonën e ish-Fushës së Autobusëve në Tiranë.

Sipas informacioneve, shtetasi B.F., 58 vjeç, mori 20 milionë lekë të vjetër nga banka.

Autori hyri në ambientet e bankës, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri të llojit kallashnikov në dysheme.

Nga të shtënat nuk rezultoi asnjë shtetas i lënduar, veç panikut të krijuar për njerëzit e pranishëm.

Autori i dyshuar u shoqërua në Komisariat dhe iu sekuestrua arma e zjarrit./CNA





Lajmet e fundit nga