"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.13 të vitit 2023 dhe në përfundim të tyre në datën 24.07.2023 i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim në ngarkim të të pandehurve:
1. Luan Çiçi, akuzuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 259/2 e 25 të Kodit Penal.
2. Armando Luka, akuzuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 259/2 e 25 të Kodit Penal.
3. Besiana Xhelilaj (Gega), akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga analiza një nga një dhe në unitet e të dhënave të përfituara nga të dhënat e nxjerra nga ekzaminimi i aparateve celular të të pandehurve, të dhënat e përfituara nga praktikat e administruara në Agjensinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, nga kqyrjet e pamjeve filmike të emisionit invesitgativ “Stop“, deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale dhe deklarimet e të pandehurve, është provuar tej dyshimit te arsyeshëm se të pandehurit Luan Çiçi dhe Armando Luka, inspektorë të AKBPM-së kanë kërkuar shumën monetare prej 100.000 lekë dhe kanë përfituar në mënyrë të parregullt shumën totale prej 60.000 lekësh nga shtetasi Andi Selxhaferi, i cili ushtron aktivitet tregtar farmaci dhe është objekt kontrolli i AKBPM-së. Kjo shumë monetare është përfituar në mënyrë të parregullt me qëllim mos evidentimin dhe marrjen e masës administrative për shkeljet e gjetura gjatë inspektimit në subjektin Andi Selxhaferi PF. Pas inspektimit të ushtruar të pandehurit Luan Çiçi dhe Armando Luka më datë 27.12.2022 e kanë mbyllur procedurën e inspektimit të pastër pa shkelje, pa masë administrative dhe për këtë kanë marrë në dy raste nga shtetasi Andi Selxhaferi mitën në shumën totale prej 60.000 lekësh.
E pandehura Besiana Xhelilaj, me detyrë shefe e sektorit të inspektimit në AKBPM, pasi është vënë në dijeni për një rast të tregtimit të një medikamenti (hepatect) me pullë tjetër të ndryshme nga ajo e lëshuar nga AKBPM, me çmim më të lartë shitje, në shkelje të nenit 20 dhe 37 të ligjit 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” nuk ka kryer detyrën e saj funksionale. Shkeljet e nenit 20 dhe 37 të ligjit 105/2014 dënohen me masë administrative, por e pandehura edhe pse e ndodhur në dijeni të faktit të kundërligjshëm nuk ka kërkuar të merren masa për identifikimin dhe inspektimin e subjektit që e tregtonte dhe depos farmaceutike por i ka dërguar mesazhe përfaqësuesit të depos që e importon duke i bërë të qartë se për raste të tjera të ngjashme ka marrë masa administrative, duke lënë të kuptohet se është duke i bërë një favor.
Hetimet e këtij procedimi penal janë kryer nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimin nën drejtimin dhe kontrollin e Prokurorit të Posaçëm.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në p...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër në plazhin e Vel...
Policia ka arrestuar dy persona S. K., 31 vjeç dhe S. G., ...
11 inspektorë të IKMT-së janë shoqeruar në polici pas një ...
Një kamion ka marrë flakë në ecje në tunelin e autostr...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën Llazi Miho", në K...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Gjatë këtij muaji, si rezultat i kontrolleve dhe verifikim...
Kërkesë për konfiskimin e pasurive të subjekteve të hetimi...
Policia ka njoftuar se një sasi tritoli ka shpërthyer në p...
Një aksident tragjik ka ndodhur orët e para të mëngjesit t...
Policia ka njoftuar gjobitjen me 100 000 lekë të rinj për ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Një çift ka ndër...
Një 41-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij këtë ...
Policia e Kurbinit ka asgjësuar nëpërmjet djegies, 290 bim...
Rreth orës 11:50, në lagjen nr. 10, Durrës, shtetasi Sh. D...
Qyteti verior italian i Padovës ka filluar heqjen e emrave...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, si rezultat i...
Një 64-vjeçar me inicialet Gj.GJ në Kurbin është shpallur ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...