
Policia ka arrestuar dy persona S. K., 31 vjeç dhe S. G., 22 vjeç, për vjedhjen me armë dhe dhunë të 3 vilave në Dhërmi dhe në Golem, Kavajë.
Ndërkohë është shpallur në kërkim A. P., 33 vjeç, banues në Durrës, me precedent të theksuar kriminal brenda dhe jashtë vendit, për vjedhje me dhunë.
Gjatë aksionit, policia sekuestroi 3180 euro, 100 franga zvicerane, 140 dollarë, 110 paund, 10 000 mijë lekë të rinj, një automjet tip “Smart”, 3 celularë dhe veshjet e përdorura nga autorët, gjatë vjedhjeve.
Nga hetimet rezultoi se ky grup në vitin 2022, ka kryer 3 vjedhje në banesa në fshatrat Dhërmi, Borsh dhe Himarë, ku ka marrë sasi të konsiderueshme vlerash monetare dhe sendesh me vlerë.
Njoftimi i Policisë:
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas njoftimit të marrë për vjedhjen në dy vila në një kompleks banesash në pronësi të shtetasve A. D. dhe L. D., si dhe tentativën për vjedhje në një banesë në afërsi të kompleksit, në orët e para të mëngjesit të datës 22.07.2023, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë kryer hetime të thelluara proaktive për zbardhjen e këtyre rasteve.
Si rezultat i punës hetimore, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë bënë të mundur zbardhjen e këtyre rasteve dhe identifikimin e pjesëtarëve të një grupi kriminal që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjeve.
Pas sigurimit të provave dhe lokalizimit të pjesëtarëve të grupit kriminal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Piketat”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit:
S. K., 31 vjeç, banues në Durrës, me precedent të theksuar kriminal brenda dhe jashtë vendit, për vjedhje me dhunë dhe me armë;
S. G., 22 vjeç, banues në Durrës, me precedent të mëparshëm për vjedhje.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P., 33 vjeç, banues në Durrës, me precedent të theksuar kriminal brenda dhe jashtë vendit, për vjedhje me dhunë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 3180 euro, 100 franga zvicerane, 140 dollarë, 110 paund, 10 000 mijë lekë të rinj, një automjet tip “Smart”, 3 celularë dhe veshjet e përdorura nga autorët, gjatë vjedhjeve.
Në vijim të operacionit u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i vjedhjes në banesën e shtetasit A. H., në Golem, Kavajë, vjedhje e kryer dy ditë më parë, po nga pjesëtarët e këtij grupi, të cilët kanë marrë një shumë të konsiderueshme vlerash monetare në euro, paund, dollar dhe lekë.
Nga veprimet hetimore rezulton se ky grup, në të njëjtën periudhë të vitit 2022, ka kryer 3 vjedhje në banesash në fshatrat Dhërmi, Borsh dhe Himarë, ku ka marrë sasi të konsiderueshme vlerash monetare dhe sendesh me vlerë, konkretisht:
- Në datën 11.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit V. B., në Himarë;
- Në datën 21.08.2022, kanë vjedhur sende dhe vlera monetare në një hotel në pronësi të shtetasit D. Sh., në fshatin Borsh;
- Në datën 21.08.2022, kanë vjedhur vlera monetare dhe sende me vlerë, në vilën e shtetasit K. N., në një kompleks banimi në fshatin Dhërmi.
Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të vilave dhe banesave të kryera nga ky grup dy vitet e fundit.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
11 inspektorë të IKMT-së janë shoqeruar në polici pas një ...
Një kamion ka marrë flakë në ecje në tunelin e autostr...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën Llazi Miho", në K...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Gjatë këtij muaji, si rezultat i kontrolleve dhe verifikim...
Kërkesë për konfiskimin e pasurive të subjekteve të hetimi...
Policia ka njoftuar se një sasi tritoli ka shpërthyer në p...
Një aksident tragjik ka ndodhur orët e para të mëngjesit t...
Policia ka njoftuar gjobitjen me 100 000 lekë të rinj për ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Një çift ka ndër...
Një 41-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij këtë ...
Policia e Kurbinit ka asgjësuar nëpërmjet djegies, 290 bim...
Rreth orës 11:50, në lagjen nr. 10, Durrës, shtetasi Sh. D...
Qyteti verior italian i Padovës ka filluar heqjen e emrave...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, si rezultat i...
Një 64-vjeçar me inicialet Gj.GJ në Kurbin është shpallur ...
Është vënë në prangat e policisë një 20-vjeçare, e cila pë...
Në vijim të veprimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodh...
Një i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë Spanjolle pjesë...
Mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë 60-vjeçari me inic...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...