Tentuan të korruptonin punonjësit e policisë/ Nën hetim tre persona
Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evide...

Redion Hysa, 22-vjeçari, i cili ndodhet në burg për vrasjen e ish-efektivit të Policisë, Xhulio Prela, përmes një letre pretendon pafajësinë e tij.
Kjo letër i është dërguar gazetares Klodiana Lala. Ai shprehet se armët janë vendosur qëllimisht në banesën e tij, për ta inkriminuar, ndërsa insiston se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Prelës.
Mes të tjerash Hysa deklaron se gjendja e tij ekonomike është shumë e rënduar, për shkak se prindërit e tij kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit, ndërsa motra dhe vëllai i mitur janë në përkujdesje të të afërmve të tij.
Postimi i Klodiana Lalës:
Redion Hysa: Prindërve ua mori jetën zoti, kurse mua po ma merr shteti padrejtësisht “Më mirë dhjetë kriminelë të lirë, sesa një i pafajshëm në burg”… Ky është rasti i Redion Hysës, që po mbahet në burg për vrasjen e oficerit të policisë Xhulio Prela.
Nga burgu, Redioni sqaron të vërtetën e tij përmes një letre drejtuar mua si gazetare. Kam pritur institucionet prej më shumë se një vit e gjysmë që të hetojë rastin, por asnjë reagim. Sepse faktet flasin, që Redioni nuk është autori i vrasjes së efektivit të policisë. Rasti i Redion Hysës, është shkërmoqje e Reformës në Drejtësi!
LETRA NGA BURGU E REDION HYSËS
Përshëndetje znj.Klodiana Lala uroj të jesh mirë.
Unë që po të shkruaj këtë letër, jam Redion Hysa, banues në Milot-Kurbin, i datëlindjes 17.05.2001, po ju shkruaj nga IEVP Lezhë burgu “Shën Koll”. Po të drejtohem me këtë letër për arsye se ka një vit që jam burgosur padrejtësisht. Me akuzojnë për një vrasje të një efektivi policie Xhuljano Prela. Prokuroria e Lezhës po më akuzon për një vrasje të cilën se kam bërë unë. Përpara se të më arrestonin, kanë kryer kontroll në banesën time rreth 6-7 herë, ku kontrolli ka qenë i imtësishëm dhe nuk është gjetur asgjë. Me datë 29 dhjetor 2020 policia ka ardhur për kontroll dhe u janë drejtuar drejt e të një botë me ujë, që ndodhet në një soletë të vogël ku në të u gjetën dy armë, të cilat unë nuk isha në dijeni për to, që ndodheshin të shtëpia imë. Sa për dijeni ai bot uji ka qenë dhe i tejdukshëm dhe ishte fare e lehtë për tu parë. Një ditë më para që ishin kontroll dhe kontrolluan aty ku ndodhet boti i ujit. Më datë 29 dhjetor 2020, kur më arrestuan në shtëpi ndodhej edhe djali i xhaxhait, i cili ka qenë mysafyr për darkë dhe e arrestuan bashkë me mua. Me sa kam kuptuar unë, ato armë janë hedhur nga dikush, i cili ka informuar edhe policinë. Prokuroria e Lezhës nuk ka asnjë provë që unë të rezultoj në këtë vrasje, përveç faktit të këtyre armëve që më kanë hedhur në pronën time. Sipas informacionit që kishte policia, që aty ndodheshin ato armë, nëpërmjet një sms-je, që është dërguar te stacioni i policisë Kurbin dhe asnjëherë nuk është faktuar ky numër nga ka ardhur sms-ja. E kam kërkuar këtë person disa herë të ballafaqohem, por asnjë nuk me jep informacion rreth kësaj dhe prandaj kërkoj ndihmën tëndë që të faktohen provat, pasi po me mbërthejnë dhe akuzojnë për një vrasje që se kam bërë dhe as nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Gjendja ime ekonomike është shumë e rënduar dhe skam asnjëri që të merret me këtë çështje, për arsye të një rasti tragjik të jetës time. Fatkeqësi aksidentale me vdiqn nëna dhe babai. Motra e vogël e mitur jeton tek dajat si dhe vëllai që kam mezi po mbijeton. Prindërve ua mori jetën zoti, kurse mua do të ma marrë shteti, padrejtësisht. Prandaj po ju drejtohem juve, e vetmja shpresë që kam, që të mendosh si për fëmijet e tu, në këto kushte që jam të më ndihmosh për zbardhjen e kësaj ngjarje, që po rëndon mbi mua. Do tju jem mirënjohës për gjithë jetën. Sipas informacionit që kam Komisariati i Kurbinit dhe Lezhës, disponojnë fakte reale lidhur me këtë ngjarje dhe autorin i cili e ka bërë këtë krim, por e mbajnë në fshehtësi, sepse dikush është i lidhur dhe inkriminuar me këta persona.
Me respekt Redion Hysa
Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evide...
Policia bëri me dije se mëngjesin e sotëm një sasi lën...
Policia ka dhënë versionin zyrtar mbi ngjarjen në Vaun...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës. Një s...
Krimi i organizuar shqiptar ka qenë një nga çështjet p...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për tentakulat e gr...
Kreu i SPAK, Altin Dumani është rrëfyer sot për një me...
Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin O...
Ditën e sotme janë gjetur disa armë zjarri brenda një ...
Është përfshirë nga flakët urbani i linjës së Institutit n...
Përmes një interviste të shkruar nga qelia e burgut “Ali D...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg shtatë të rinjtë të cil...
Policia ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Rrogoz...
Një konflikt ka ndodhur në Tiranë rreth orës 18:45 afër rr...
Forcat RENEA po zhvillojnë në Tiranë një operacion për kap...
Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë-Prush, Has, në v...
Specialistët e strukturave hetimore të DVP Korçë, në v...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Është sekuestruar një gomone dhe një furgon pranë Darëzezë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...