web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hyri në liqenin e Ohrit për t'u larë/ Ndërron jetë 44-vjeçari në Pogradec

29 Qershor 2023, 19:36, Kronika CNA
Hyri në liqenin e Ohrit për t'u larë/ Ndërron jetë
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën rreth orës 18:00, në fshatin Udënisht të Pogradecit, në liqenin e Ohrit.

Mësohet se shtetasi J. S., 44 vjeç, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, ka ndërruar jetë në momentin që është futur në liqen për t'u larë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk u konstatuan shenja dhune.

Sipas policisë, dyshohet se 44-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës./ CNA.al





Lajmet e fundit nga