web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK nuk bindet për gjendjen shëndetësore të Lefter Allës/ Kërkon ekspertizë të dytë mjekësore

29 Qershor 2023, 14:49, Kronika CNA

SPAK nuk bindet për gjendjen shëndetësore të Lefter

Verdikti përfundimtar i ekspertëve mjekësorë, ku thuhet se ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Allës, i rrezikohet jeta në burg për arsye shëndetësore është parë me skepticizëm nga prokurorët e SPAK-ut.

Ky raport nuk ka bindur prokurorët e SPAK-ut duke bërë që ata të kërkojnë një ekspertizë të dytë mjekësore për vlerësimin e shëndetit të ish-kryebashkiakut.

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK-ut dhe ka caktuar një grup të ri ekspertësh mjekësorë për të vlerësuar gjendjen shëndetësore për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, i cili mbahet në paraburgim nën akuzën për korrupsion.

Ekspertët e parë e përcaktuan gjendjen e tij të rëndë dhe se i rrezikohej jeta në paraburgim. Ky akt-ekspertize nuk e bindi SPAK-un që kërkoi një grup të ri ekspertësh./ CNA





Lajmet e fundit nga