web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr në Maliq/ I riu godet me grushte në fytyrë 43-vjeçarin

29 Qershor 2023, 17:13, Kronika CNA
Sherr në Maliq/ I riu godet me grushte në fytyrë
Foto ilustruese

Një sherr ka ndodhur ditën e sotme mes dy personave në Maliq.

Mësohet se në konflikt është përfshirë 32-vjeçari me iniciale E.H., i cili ka goditur me grushte në fytyrë, një 43-vjeçar.

Nga informacionet paraprake, raportohet se sherri ka ndodhur për motive të dobëta.

Blutë kanë proceduar penalisht 32-vjeçarin dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në fshatin Zvirinë, për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me grushte në fytyrë, një 43-vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga