Ekzekutimi në Lezhë/ Një nga autorët i dyshuar për një tjetër atentat, zbardhen detaje
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur të tjera detaje nga at...

Krimet në fushën e drogës arritën nivel rekord në vitin 2025, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Vitin e kaluar u shënuan mbi 3,649 krime në fushën e drogës, me rritje prej 27% në krahasim me vitin e mëparshëm.
Ky është niveli më i lartë që është regjistruar ndonjëherë, të paktën që nga viti 2015, kur INSTAT publikon të dhënat. Madje krimet në fushën e drogës në 2025-n ishin më të larta edhe se në 2016-n, kur shënohej rekordi i deritanishëm prej 3,248 procedimesh dhe përkoi me periudhën kur në vend lulëzoi kultivimi i kanabisit.
Tregtimi i drogave, kultivimi etj u rendit si krimi i dytë më i përhapur në vend, vetëm pas shkeljeve të qarkullimit rrugor, që zunë vendin e parë me 6103, me një rritje të lehtë prej 6.8%.
Krimet me dashje kundër shëndetit ishin në vend të tretë, më rritje prej 27%, të ndjekura nga vjedhjet, që ishin 22% më të larta.
Rritje të fortë kishin dhe përndjekjet me gati 70%, ose 392 raste. Korrupsioni shënoi rënie me 8.6%, në 255 raste.
Sipas Instat, në vitin 2025, janë evidentuar gjithsej 38.345 vepra penale, 17,4% më shumë, krahasuar me vitin 2024.
Numri i autorëve të dyshuar për vepra penale në vitin 2025 arriti në 45.334, me një rritje prej 13,2%, krahasuar me vitin paraardhës:
93,3% janë meshkuj, ndërsa grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30-44 vjeç (36,2%);
Numri i autorëve pa përsëritje është 39.027, 16,7% më shumë, krahasuar me vitin 2024.
Në vitin 2025, janë regjistruar 19.145 persona të dëmtuar, 7,8% më shumë, krahasuar me një vit më parë:
39,3% e tyre janë të dëmtuar për krime kundër personit;
Femrat e dëmtuara përbëjnë 36,7% të kategorisë krime kundër personit, kryesisht në krime seksuale, krime kundër moralit dhe dinjitetit si edhe në krime kundër fëmijëve, martesës dhe familjes.
Numri i procedimeve penale të regjistruara në vitin 2025, është 27.049, me një rritje prej 8,5%, krahasuar me vitin e kaluar:
Nga 24.491 procedime penale të përfunduara, 27,6% e tyre janë pushuar, 27,8% janë pezulluar dhe 42,5% janë dërguar për gjykim në gjykatë.
Në vitin 2025, janë regjistruar 14.356 persona të pandehur, 9,0% më shumë, krahasuar me një vit më parë:
Meshkujt përbëjnë 94,0% të numrit gjithsej të të pandehurve.
Numri i të burgosurve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale është 4.503, 0,3% më shumë, krahasuar me vitin 2024:
Meshkujt përbëjnë 98,4 % të numrit gjithsej të të burgosurve./Monitor.al

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur të tjera detaje nga at...
Ndërroi jetë fëmija 4-vjeçar nga Pogradeci që u lëndua në ...
Ditën e sotme u bë me dije se Ervin Mata është vënë në pra...
Mbrëmjen e së shtunës Policia Federale në Ilhabela, në bre...
Raportohet se një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në ...
Një partament është përfshirë nga flakët ditën e sotme në ...
Policia e Tiranës ka goditur një rast të ushtrimit të pros...
Mësohet detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u s...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të hënë në aksin E...
Një ambient i marrë me qira, i përshtatur për shfrytëzim p...
Drejtori i Policisë Vendore Lezhë, Arben Nasufi, ka dalë n...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me dinamikën e atentat...
Një atentat me armë zjarri tronditi ditën e sotme Lezhën, ...
Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e...
Një atentat me armë zjarri u regjistrua ditën e sotme në L...
Një aksident rrugor me një viktimë ka ndodhur ditën e sotm...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me atenta...
Një lokal është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në plaz...
Një atentat me armë zjarri tronditi këtë të diel zonën e B...
Një automjet është qëlluar më armë në zonën e Balldrenit n...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...