"Njëri i zuri pritë dhe nga tjetri u qëllua me armë"/ Dy automjete të përfshira në atentatin e Lezhës
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me dinamikën e atentat...

Drejtori i Policisë Vendore Lezhë, Arben Nasufi, ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka zbardhur dinamikën dhe shkaqet e vrasjes së ndodhur një ditë më parë në Balldren të Lezhës.
Nasufi u shpreh se është identifikuar automjeti i përdorur nga autorët dhe janë shpallur në kërkim tre persona. Konkretisht në kërkim janë shpallur A. M., 22 vjeç, F. M., 36 vjeç dhe R. M., 23 vjeç, banues në Lezhë.
Drejtori i policisë u shpreh se dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje. Kreshnik Mujeci, në vitin 2017 ishte arrestuar, bashkë me të vëllanë për një vrasje të ndodhur më parë në fshatin Mali i Jushit në Shkodër, ku viktima ishte shtetasi G.M. Dyshohet se autorët e vrasjes së Mujecit janë të afërmit e shtetasit G.M.
Më datë 26.04.2026, rreth orës 14:50, në rrugën “Balldren-Torovicë”, nga shtetas të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Kreshnik Mujeci. Me marrjen e njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ato të emergjencës.
Për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, me specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda të DVP Lezhë, Departamentit të Policisë Kriminale, si dhe ekspertët më të mirë kriminalistë, të cilët në drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe një sërë veprimesh të tjera me metoda proaktive, në funksion të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë ligjor të saj.
Hetimet kanë vijuar me këqyrjen dhe administrimin e të gjitha pamjeve filmike mbi intinerarin e lëvizjeve të viktimave dhe autorëve, analizimin e çdo prove materiale dhe si rezultat është identifikuar njëri prej automjeteve të përdorura nga autorët, i markës “Audi A4”.
Në vijim të hetimeve të thelluara dhe profesionale, analizimit të çdo prove që lidhej me ngjarjen, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar, konkretisht i shtetasve:
-A. M., 22 vjeç, F. M., 36 vjeç dhe R. M., 23 vjeç, banues në Lezhë.Nga dinamika e ngjarjes rezulton se automjeti tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e shtetasit Kreshnik Mujeci. Më pas, një automjet tjetër, tip “Volkswagen”, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe shtetasit që ishin në automjet kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të automjetit të tij.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye hakmarrjeje. Hetimet vazhdojnë në mënyre intensive, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Përsa i përket autorëve, pas identifikimit të tyre, nga ana e strukturave policore janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, por nuk është bërë e mundur gjetja e tyre. Këta shtetas janë shpallur në kërkim.
Operacioni vijon në terren, ku janë përshirë Forcat Speciale “RENEA”, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim lokalizmin dhe kapjen e tyre.Gjithashtu, vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve dhe të armëve të zjarrit që janë përdorur për të kryer vrasjen. /CNA
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me dinamikën e atentat...
Një atentat me armë zjarri tronditi ditën e sotme Lezhën, ...
Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e...
Një atentat me armë zjarri u regjistrua ditën e sotme në L...
Një aksident rrugor me një viktimë ka ndodhur ditën e sotm...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me atenta...
Një lokal është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në plaz...
Një atentat me armë zjarri tronditi këtë të diel zonën e B...
Një automjet është qëlluar më armë në zonën e Balldrenit n...
Një autobus me nxënës ka rrëshqitur në një kanal në afërsi...
Në lagjen nr. 2, Kavajë, u lokalizua dhe u kap shtetasi F....
Dy shtetas u shpallen në kërkim, pasi kishin marrë me qira...
Një aksident tragjik u regjistrua në orët e mbrëmjes së të...
Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 23:20 të së ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me një alarm për ...
Një alarm për bombë është njoftuar në një qendër tregtare ...
Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka vendosur masë...
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Fasa...
Një tjetër aksident me vitkimë ka ndodhur mbrëmjen e sotme...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në superstradën Fus...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...