Gjendet një trup i pajetë në Korçë
Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e...

Një atentat me armë zjarri tronditi ditën e sotme Lezhën, ku viktima mbetën një çift bashkëshortësh. Lidhur me ngjarjen, ka reaguar Gjergj Neli, i afërm i 39-vjeçarit, Kreshnik Mujecit që mbeti i vrarë.
Në një postim në Facebook, Neli shprehet se kërkon nga organet ligjzbatuese zbardhjen e plotë dhe të shpejtë të ngjarjes, si dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.
Gjithashtu më tej në reagimin e tij shprehet se hetuesit nuk duhet të hetojnë vetëm pistën e hakmarrjes por edhe pista të tjera të dyshimta për zbardhjen e ngjarjes së rëndë kriminale.
Ai shton se Mujeci nuk është gjetur fajtor në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 2017 në Malin e Jushit dhe nuk ka arsye që ajo të lidhet me atentatin e sotëm.
Deklarata e plotë:
Për ngjarjen e rëndë dhe makabre të atentatit ndaj Kreshnik Mujecit me familje
Me mallëngjim dhe me keqardhje morëm vesh njoftimin e hidhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të një atentati të ndodhur sot në fshatin Balldren, Njësia Administrative Balldren, Bashkia Lezhë, ku humbën jetën tragjikisht shtetasit Kreshnik Mujeci dhe Gentjana Mujeci. Ndaj, për këtë atentat makabër, shprehim dhimbjen e thellë dhe solidaritetin me familjarët e viktimave në këtë moment të vështirë.
Dënojmë me forcë këtë akt të rëndë kriminal dhe kërkojmë nga organet ligjzbatuese zbardhjen e plotë dhe të shpejtë të ngjarjes, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.
Njëkohësisht, dënojmë publikisht deklarimet e disa mediave, të cilat kanë aluduar se kjo ngjarje lidhet kryesisht me motive hakmarrjeje, meqenëse gjaku dhe fisi i Mujeçëve nuk u kanë asnjë detyrim. Versione të kësaj natyre edhe mund të jenë një nga pistat e dyshuara për organet ligjzbatuese, por këshillojmë moslënien në harresë edhe të pistave të tjera të dyshimta për ngjarjen kriminale të ndodhur.
Kreshnik Mujeci ka qenë një familjar i rregullt, i dashur dhe i respektuar me të afërmit dhe me të gjithë komunitetin përreth Lezhës dhe Shkodrës, i cili merrej me blegtori së bashku me bashkëshorten e ndjerë për të përballuar jetesën normale në shërbim të familjes.
Këto pretendime janë të pavërteta dhe të pabazuara përtej çdo dyshimi në lidhje me ngjarjen e vitit 2017 në Malin e Jushit, për të cilën është trajtuar dhe ezauruar nga organet kompetente, përkatësisht Prokuroria e Shkodrës, si dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit Shkodër.
Në përfundim të këtyre proceseve, shtetasi Kreshnik Mujeci nuk është gjetur fajtor në lidhje me atë ngjarje. Për rrjedhojë, çdo përpjekje për ta lidhur ngjarjen e sotme me pretendime të tilla është e papranueshme dhe cenon të vërtetën, si dhe rëndon padrejtësisht mbi familjen e viktimave.
U bëjmë thirrje mediave të tregojnë përgjegjësi profesionale, të verifikojnë informacionin dhe të shmangin përhapjen e lajmeve të pasakta që mund të ndikojnë negativisht në opinionin publik dhe në dinjitetin e familjeve që presupozohen të përfshira në konflikt.
Për këtë, kërkojmë drejtësi dhe zbardhjen e ngjarjes, transparencë të plotë për këtë ngjarje makabre dhe të rëndë.
Zoti forcoftë familjarët dhe gjithë miqësinë kudo që të jenë.
Lamtumirë kushëriri jem!
Lamtumirë kunatë!
Pushofshi në paqen e Zotit! /CNA
Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e...
Një atentat me armë zjarri u regjistrua ditën e sotme në L...
Një aksident rrugor me një viktimë ka ndodhur ditën e sotm...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me atenta...
Një lokal është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në plaz...
Një atentat me armë zjarri tronditi këtë të diel zonën e B...
Një automjet është qëlluar më armë në zonën e Balldrenit n...
Një autobus me nxënës ka rrëshqitur në një kanal në afërsi...
Në lagjen nr. 2, Kavajë, u lokalizua dhe u kap shtetasi F....
Dy shtetas u shpallen në kërkim, pasi kishin marrë me qira...
Një aksident tragjik u regjistrua në orët e mbrëmjes së të...
Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 23:20 të së ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me një alarm për ...
Një alarm për bombë është njoftuar në një qendër tregtare ...
Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka vendosur masë...
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Fasa...
Një tjetër aksident me vitkimë ka ndodhur mbrëmjen e sotme...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në superstradën Fus...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Ishull ...
Pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, të akuzuar për vj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...