web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti me një viktimë në aksin Korçë-Bilisht/ Vihet në pranga autori

26 Qershor 2023, 13:59, Kronika CNA

Aksidenti me një viktimë në aksin Korçë-Bilisht/

Policia ka vënë në pranga shtetasin V. Ç, 68 vjeç, pasi në aksin Korçë-Bilisht, automjeti që drejtohej nga 68-vjeçari, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. D., 63 vjeç, (punonjës i Stacionit të Policisë Kufitare Goricë, i cili po kthehej nga shërbimi), dhe nga përplasja, ka humbur jetën 63-vjeçari.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Ç., 68 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi në afërsi të kryqëzimit të fshatit Neviçisht, Korçë, automjeti që drejtohej nga 68-vjeçari, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. D., 63 vjeç, (punonjës i Stacionit të Policisë Kufitare Goricë, i cili po kthehej nga shërbimi), dhe nga përplasja, ka humbur jetën 63-vjeçari”, thuhet në njoftim.





Lajmet e fundit nga