web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në Rrugën e Arbrit/ 4 të lënduar nga e njëjta familje

5 Tetor 2025, 18:36, Kronika CNA

Aksident në Rrugën e Arbrit/ 4 të lënduar nga e njëjta

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Rrugën e Arbrit.

Raportohet se pesë anëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se 4 personat kanë marrë fillimisht ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit. Më pas, të plagosurit janë nisur me ambulancë drejt spitalit të Burrelit.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë: 

"Rreth orës 18:15, në fshatin Fshat, Klos, janë përplasur me njëri- tjetrin dy automjete me drejtues shtetasit D.K., dhe F.B. Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë mbetur të lënduar 4 pasagjerë, që udhëtonin me shtetasin D.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën', njoftoi policia./CNA





Lajmet e fundit nga