SHBA-ja raportohet se u informua për një komplot iranian për vrasjen e Trump-it
Një informator u tha autoriteteve amerikane së voni se...

Elon Musk tha të martën se do të zhvendosë nga Kalifornia në Teksas selitë e dy kompanive, "SpaceX" dhe "X", duke përmendur një ligj të ri në Kaliforni për identitetin gjinor si “shtysën e fundit” për marrjen e vendimit.
Miliarderi, i cili javën e kaluar shprehu mbështetjen për republikanin Donald Trump për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, po vendos në Teksas pothuajse të gjitha selitë e kompanive të tij, përfshirë kompaninë "Tesla" në vitin 2021.
Njeriu më i pasur në botë, zoti Musk, e ndryshoi rezidencën e tij në vitin 2021 nga Kalifornia për në Teksas, shtet i cili nuk ka tatim shtetëror mbi të ardhurat për banorët e tij.
Një ligj i ri në Kaliforni, i cili i ndalon drejtoritë arsimore që të kërkojnë nga mësuesit t’i njoftojnë prindërit kur një nxënës ndryshon identitetin gjinor ose orientimin seksual, ndihmoi në nxitjen e njoftimit të së martës, tha Musk.
“Për shkak të këtij ligji dhe shumë të tjerëve që i paraprinë atij, që vë në shënjestër familjet dhe bizneset”, tha Musk duke shpjeguar vendimin e tij në rrjetin "X". Ai ka një vajzë transgjinore.
Gjatë viteve të fundit, shefi i kompanive "SpaceX" dhe "Tesla" është shprehur hapur për politikën në vend dhe ka kritikuar shpesh administratën e Presidentit Biden dhe qëndrimet e demokratëve për çështje të ndryshme, përfshirë të drejtat transgjinore dhe emigracionin.
Historikisht, votuesit në Kaliforni i kanë mbështetur kandidatët demokratë, ndërsa Teksasi konsiderohet një bastion i fuqishëm republikan.
Musk tha se zyra kryesore e firmës "SpaceX" do të zhvendoset në një objekt ekzistues në Boca Chica, Teksas, ndërsa "X" do të zhvendoset në Austin. Është e paqartë se në çfarë shkalle do të transferohen nga Kalifornia në Teksas vendet e punës dhe objektet e kompanive të tij.
Kompania "SpaceX" ka një seli madhështore pranë qytetit Los Anxhelos në Kaliforni, një qendër të rëndësishme ku mijëra punonjës ndërtojnë raketën e fuqishme Falcon 9, kapsulat Dragon për astronautët dhe disa satelitë.
Në vitin 2021, Musk zhvendosi zyrat qendrore të firmës "Tesla" nga Kalifornia në Teksas, por vitin e kaluar tha se Kalifornia do të mbetet qendra për inxhinierinë. Më herët këtë vit, ai i zhvendosi nga shteti Delauer dokumentet ligjore të themelimit të korporatës "SpaceX", pas një vendimi të një gjykatëseje që anuloi planin e kompensimit të Musk prej 56 miliardë dollarësh nga firma "Tesla", siç ishte rënë dakord në vitin 2018 përmes një vote nga aksionarët./ Voa
Një informator u tha autoriteteve amerikane së voni se...
Një person u qëllua dhe u vra nga policia të martën pranë ...
Sipas një studimi të ri, gati një e treta e popullsisë...
Senatori Bob Menendez u shpall fajtor nga një gjykatë ...
Përbërja e re e Parlamentit Evropian u konstituua të m...
Komisionarët evropianë do t’i bojkotojnë takimet jozyr...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i cili do të ga...
Numri i rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbrojti...
Disa nga destinacionet turistike më të njohura të Evro...
Ish-Presidenti Donald Trump përzgjodhi të hënën Senato...
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se k...
Të paktën 35 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 230 të tje...
Presidenti Joe Biden përdori peshën që ka Zyra Ovale e...
Atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump ngriti shum...
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po heton se si aut...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, vendit që mban pr...
Autoritetet në Kremlin njoftuan të dielën se nuk besoj...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, arriti në shtet...
Vetëm nga viti 2084 popullsia e botës do të tkurret së...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...