Zjarr në fushën e mbetjeve në Krujë/ Tymi toksik përfshin zonën
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...

Një informator u tha autoriteteve amerikane së voni se Irani po bënte komplot për të vrarë ish-presidentin amerikan, Donald Trump, raporton "CNN", duke cituar burime në dijeni për këtë çështje.
Në përgjigje, Shërbimi Sekret i SHBA-së e rriti sigurinë rreth Trump-it - me agjentë shtesë kundërsulm dhe kundërsnajper, dronë dhe qen robotikë, raporton rrjeti televiziv.
Sipas burimit të njëjtë, Thomas Matthew Crooks, i cili u përpoq ta vriste Trump-in më 13 korrik, nuk duket se ka pasur lidhje me komplotin iranian.
Ish-zyrtarë të administratës Trump, përfshirë këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, John Bolton, dhe sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, thuhet se kanë marrë po ashtu kërcënime nga Irani.
Kjo, pasi Qasem Soleimani, ish-komandant i Forcave elitare Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, është vrarë në janar të vitit 2020 në një sulm të forcave amerikane, nën komandaën e presidentit të atëhershëm, Trump.
Irani u zotua se do të hakmerrej për këtë vrasje.
Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara tha se raportet për komplotin iranian për vrasjen e Trump-it, janë “të pabazuara dhe keqdashëse”, dhe shtoi se Trump është “një kriminel që duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet në gjykatë”.
Anthony Guglielmi, zëdhënës i Shërbimit Sekret të SHBA-së, tha se ai dhe agjencitë e tjera “kanë marrë vazhdimisht informacione të reja për kërcënime të mundshme” dhe se ata “kanë ndërmarrë veprime për t’i përshtatur burimet sipas nevojës”.
“Ne nuk mund të komentojmë për ndonjë rrjedhë specifike të kërcënimeve, përveçse të themi se Shërbimi Sekret i merr seriozisht ato dhe përgjigjet në përputhje me rrethanat”, tha Guglielmi.
Adrienne Watson, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se zyrtarët amerikanë të sigurisë i kanë përcjellë me vite “kërcënimet e Iranit kundër ish-zyrtarëve të administratës Trump”.
“Këto kërcënime kanë lindur nga dëshira e Iranit për t’u hakmarrë për vrasjen e Soleimanit”, tha ajo, raporton "BBC". “Ne e konsiderojmë këtë si çështje të sigurisë kombëtare me prioritetin më të lartë”, shtoi Watson.
Megjithatë, ajo përsëriti se hetimet “nuk kanë identifikuar lidhje” midis Crooks-it dhe “ndonjë bashkëpunëtori të huaj apo vendas”.
Crooks qëlloi në drejtim të Trump-it, duke e plagosur në vesh, derisa ai po fliste në një tubim në Batlër të Pensilvanisë, më 13 korrik. Një person në audiencë u vra dhe dy të tjerë u plagosën. Crooks, 20 vjeç, u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret, por motivi i tij mbetet i paqartë.
Pas sulmit u ngritën pyetje se si oficerët e policisë dhe agjentët përgjegjës për tubimin, e lejuan Crooks-in të afrohej aq shumë. Shërbimi Sekret pranoi se policia lokale ishte brenda ndërtesës, ndërsa Crooks ishte në çatinë e saj, duke shënjestruar Trump-in nga 130 metra largësi.
"CBS News" raportoi se tre snajperistë të policisë lokale ishin brenda ndërtesës dhe se e kishin parë Crooks-in duke u ngjitur në çati. Presidenti amerikan, Joe Biden, urdhëroi një rishikim të pavarur të mënyrës se si personi i armatosur ka arritur deri aty.
Shërbimi Sekret do të përballet gjithashtu me hetime nga Kongresi./REL
Një person u qëllua dhe u vra nga policia të martën pranë ...
Sipas një studimi të ri, gati një e treta e popullsisë...
Senatori Bob Menendez u shpall fajtor nga një gjykatë ...
Përbërja e re e Parlamentit Evropian u konstituua të m...
Komisionarët evropianë do t’i bojkotojnë takimet jozyr...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i cili do të ga...
Numri i rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbrojti...
Disa nga destinacionet turistike më të njohura të Evro...
Ish-Presidenti Donald Trump përzgjodhi të hënën Senato...
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se k...
Të paktën 35 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 230 të tje...
Presidenti Joe Biden përdori peshën që ka Zyra Ovale e...
Atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump ngriti shum...
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po heton se si aut...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, vendit që mban pr...
Autoritetet në Kremlin njoftuan të dielën se nuk besoj...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, arriti në shtet...
Vetëm nga viti 2084 popullsia e botës do të tkurret së...
Pas tentativës për vrasjen e tij, ish-presidenti Donal...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...