Biden mbron retorikën e tij kundër Trump-it
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbrojti...

Numri i rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe të rinjve të raportuara zyrtarisht në Gjermani pati një rritje të ndjeshme në vitin 2023. Tre të katërtat e viktimave të abuzimit ishin femra. Në shumë raste autorët ishin vetë të rinj.
Rastet e dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Gjermani janë rritur ndjeshëm. Raporti për veprat penale seksuale i paraqitur nga Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) për vitin 2023 bazohet në shifrat e statistikave të policisë dhe organizatës amerikane Qendra Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar (NCMEC), e cila heton materiale me përmbajtje pornografike me fëmijë dhe të rinj që shpërndahen në internet.
Shtohen rastet e abuzimit seksual të fëmijëve nën 14 vjeç
Në vitin 2023 hetuesit gjermanë regjistruan 16,375 raste abuzimi seksual ndaj fëmijësh nën moshën 14 vjeç. Kjo është një rritje prej 5.5 për qind në krahasim me vitin 2022. Kurse numri i rasteve të shpërdarjes në internet të materialeve pornografike me fëmijë dhe të rinj përfshirë edhe filmimin e abuzimit seksual të fëmijëve u rrit me 7.4 për qind në rreth 45,000 raste. Ky konstatim u bë kryesisht për shkak të raporteve të shumta nga jashtë.
Tre të katërtat e fëmijëve që kanë pësuar dhunë seksuale ishin vajza, 94 për qind e autorëve janë meshkuj dhe zakonisht veprojnë vetëm. Në më shumë se gjysmën e rasteve të regjistruara, autorët dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin ose i përkisnin së njëjtës familje.
Më shumë "vetëfilmues" përmbajtjesh pornografike
Edhe rastet e abuzimit seksual të të rinjve nga mosha 14 deri në 17 vjeç janë shtuar me 5,7 për qind. Në vitin 2023 u regjistruan 1.200 akte dhunimi, kurse numri i viktimave u rrit me 5,5 për qind duke shkuar në 1.277 persona. Edhe në këtë grupmoshë më shumë se tre të katërtat e viktimave ishin femra dhe më shumë se 90 për qind e autorëve ishin meshkuj.
Raporti thekson gjithashtu se 30 për qind e të dyshuarve ishin vetë fëmijë apo të rinj. BKA shkruan se të miturit shpesh kryejnë marrëdhënie seksuale me moshatarët e tyre ose me persona në moshë të re dhe shpesh nuk janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë penale të veprimeve të tyre.
Kjo vlen sidomos në fushën e pornografisë me të mitur dhe të rinj. Në vitin 2023 pothuajse 40 për qind e të dyshuarve për prodhim dhe shpërndarje përmbajtjesh pornografike ishin vetë të mitur, thuhet në raport. Një pjesë e madheë e tyre janë të ashtuquajturit "vetëfilmues", pra persona që filmojnë veten më pas i hedhin dhe shpërndajnë xhirimet pornografike në rrjetet sociale. Në këtë mënyrë ata kryejnë një vepër penale, sepse prodhimi, shpërndarja, përvetësimi dhe zotërimi i përmbajtjeve pornografike me të mitur është sipas ligjit e dënueshme./DW
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbrojti...
Disa nga destinacionet turistike më të njohura të Evro...
Ish-Presidenti Donald Trump përzgjodhi të hënën Senato...
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se k...
Të paktën 35 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 230 të tje...
Presidenti Joe Biden përdori peshën që ka Zyra Ovale e...
Atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump ngriti shum...
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po heton se si aut...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, vendit që mban pr...
Autoritetet në Kremlin njoftuan të dielën se nuk besoj...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, arriti në shtet...
Vetëm nga viti 2084 popullsia e botës do të tkurret së...
Pas tentativës për vrasjen e tij, ish-presidenti Donal...
Presidenti Joe Biden dënoi përpjekjen për atentat ndaj...
Më pak se 24 orë nga atentati, ish-Presidenti Donald T...
Agjenti special i FBI-së Kevin Rojek sapo tha se, deri më ...
Një ligj i ri mund t'i japë Donald Trump, Joe Biden dhe ka...
Fotoja është e jashtëzakonshme. E shkrepur nga një fot...
Detaje të reja janë zbuluar rreth 20 vjeçarit, Thomas Matt...
Melania Trump sapo ka reaguar ndaj atentatit që u krye...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...