Pikëpyetjet rreth masave të sigurisë pas atentatit ndaj ish-presidentit Trump
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po heton se si aut...

Atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump ngriti shumë pikëpyetje mbi agjencinë përgjegjëse për sigurinë e kandidatit për president, atë të Shërbimit Sekret.
Autoritetet po hetojnë se si një person i armatosur arriti të afrohej mjaftueshëm për të qëlluar dhe plagosur ish-presidentin Trump, një dështim i rëndë në një prej detyrave kryesore të agjencisë.
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara tha sot se do të bashkëpunojë plotësisht në hetimet e shpallura nga presidenti amerikan Joe Biden dhe anëtarët e Kongresit, pasi agjentët e saj nuk arritën të prandalojnë atentanin ndaj ish-presidentit Donald Trump, gjatë një tubimi elektoral të shtunën në Pensilvani.
Byroja Federale e Hetimeve, FBI thotë se po e heton incidentin e së shtunës si përpjekje për vrasje. Presidenti Biden njoftoi se ka urdhëruar një hetim të pavarur, ndërsa ligjvënësit republikan u zotuan për hetime të shpejta.
Sulmi ndaj ish-presidentit Trump ngriti shumë pikëpyetje mbi sigurinë e kandidatit republikan për president në tubimet e fushatës elektorale dhe shkaqet e dështimit të masave të sigurisë në tubimin e së shtunës në Pensilvani.
“Ai ka në dispozicion një njësi të vogël shumë të fortë të mbrojtjes, që është me të gjatë gjithë kohës. Por jo domosdoshmërisht ai merr të gjitha burimet që janë në dispozicion. Mendoj se ka disa aspekte të këtij incidenti që duhet të hetohen”, thotë Boby McDonald, ekspert i sigurisë.
Si një ish-president dhe kandidat republikan për president, zoti Trump mbrohet kryesisht nga Shërbimi Sekret. Policia lokale dhe herë pas here edhe agjentë të agjencive të tjera brenda Departamentit të Sigurisë Kombëtare ndihmojnë Shërbimin Sekret në çdo ndalesë të fushatës së zotit Trump.
Ekspertët thonë se kjo nuk është një detyrë e lehtë, sepse shumë tubime kanë me mijëra pjesëmarrës, zhvillohen në mjedise të hapura dhe zgjasin me orë të tëra. Zyrtarët e zbatimit të ligjit zakonisht vendosin pengesa dhe u kërkojnë të gjithë të pranishmëve të kalojnë përmes një detektori metalik.
20 vjeçari që tentoi të vriste ish-presidentin, Thomas Matthew Crooks, u kishte rënë në sy disa pjesëmarrëvesve në tubim, të cilët njoftuan forcat e rendit për veprime të çuditshme të tij. Më pas, oficerët nisën një kërkim të gjerë por nuk arritën ta gjejnë atë, para se ai të hipte mbi godinën prej nga edhe qëlloi disa herë në drejtim të ish-presidentit.
Një ekspert i zbatimit të ligjit thotë se megjithë kufizimet, autori i dyshuar duket se ishte afër vrasjes së ish-presidentit.
“Forcat e zbatimit të ligjit, nën drejtimin e Shërbimit Sekret duhet të ishin pozicionuar në ato çati. Të caktoheshin një, dy deri në tre oficerë që të monitoronin pozicionet e asaj çatie. Por kjo me sa duket nuk u bë. Po sikur të ishte dikush që ishte vërtet i stërvitur për të vrarë dikë” - pyet eksperti Andrew J. Scott.
Thirrjet për një hetim transparent ishin dypartiake.
Ligjvënësi Republikan nga Tenesi, Mark Green, i cili kryeson Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Sigurinë Kombëtare, i dërgoi një letër Sekretarit të Sigurisë Kombëtare, me kërkesën për më shumë informacione për mbrojtjen e ofruar nga Shërbimi Sekret për ish-presidentin.
“Serioziteti i këtij dështimi të sigurisë dhe ky moment i frikshëm në historinë e kombit tonë nuk mund të nënvlerësohet”, shkroi ai.
Ligjvënësi demokrat nga Nju Jorku, Ritchie Torres bëri thirrje po ashtu për hetimin e dështimit të masave të sigurisë në tubim.
“Qeveria federale duhet që vazhdimisht të mësojë nga dështimet e sigurisë, në mënyrë që të shmangë përsëritjen e tyre, sidomos dështimeve që kanë pasoja për kombin”, tha zoti Torres.
Ndërkohë, drejtoresha e Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle tha se agjencia po shton masat e sigurisë për kandidatin republikan për president në Kuvendin Kombëtar të Partisë Republikane që fillon sot në Miluoki./ Voa
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po heton se si aut...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, vendit që mban pr...
Autoritetet në Kremlin njoftuan të dielën se nuk besoj...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, arriti në shtet...
Vetëm nga viti 2084 popullsia e botës do të tkurret së...
Pas tentativës për vrasjen e tij, ish-presidenti Donal...
Presidenti Joe Biden dënoi përpjekjen për atentat ndaj...
Më pak se 24 orë nga atentati, ish-Presidenti Donald T...
Agjenti special i FBI-së Kevin Rojek sapo tha se, deri më ...
Një ligj i ri mund t'i japë Donald Trump, Joe Biden dhe ka...
Fotoja është e jashtëzakonshme. E shkrepur nga një fot...
Detaje të reja janë zbuluar rreth 20 vjeçarit, Thomas Matt...
Melania Trump sapo ka reaguar ndaj atentatit që u krye...
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico i cili pësoi një at...
Në një miting zgjedhor në Pensilvani të dielën një per...
Disa persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në një ...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar sëri...
Të shtunën, ish-presidenti amerikan Donald Trump u sul...
Policia malazeze ka shtuar masat e sigurisë ndaj ish-p...
Për atentatin me armë zjarri ndaj ish-presidentit amer...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...