Konstituohet PE-ja/ Metsola rizgjidhet kryetare
Përbërja e re e Parlamentit Evropian u konstituua të m...

Senatori Bob Menendez u shpall fajtor nga një gjykatë në Nju Jork për marrje ryshfeti, përfshirë para në dorë, objekte floriri dhe një makinë luksoze nga tre biznesmenë të Nju Xhersit.
Gjatë procesit që zgjati nëntë javë, prokurorët thanë se demokrati i Nju Xhersit abuzoi me pushtetin e postit të tij për të mbrojtur disa njerëz nga hetimet kriminale. Ai gjithashtu u akuzua se ndihmoi bashkëpunëtorët e tij për t’u pasuruar, përfshirë gruan e tij, përmes veprimeve që përfshinin takime me zyrtarë të zbulimit egjiptian dhe duke ndihmuar atë vend të marrë miliona dollarë në ndihma ushtarake amerikane.
Senatori Menendez nuk dëshmoi, por këmbënguli publikisht se ai po bënte vetëm detyrën e tij si kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Ai tha se shufrat e arit të gjetura në shtëpinë e tij në Nju Xhersi nga FBI-ja i përkisnin gruas së tij.
Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senatin amerikan, Chuck Schumer, i bëri thirrje senatorit Bob Menendez të japë dorëheqjen të martën pas shpalljes së tij fajtor.
“Pas shpalljes fajtor, Senatori Menendez duhet të bëjë atë që është e drejtë për votuesit e tij, Senatin dhe vendin tonë dhe të japë dorëheqjen”, tha zoti Schumer, demokrat nga Nju Jorku, përmes një deklarate.
Shpallja fajtor vjen katër muaj para zgjedhjeve dhe praktikisht eliminon çdo shpresë që Senatori Menendez kishte për të bërë fushatë për t’u rizgjedhur si kandidat i pavarur.
Ndaj senatorit ishte ngritur padi si edhe ndaj dy biznesmenëve të Nju Xhersit. Të tre thanë se ishin të pafajshëm. Një tjetër biznesmen e pranoi fajësinë përpara gjyqit dhe dëshmoi kundër zotit Menendez dhe të pandehurve të tjerë.
Gruaja e Senatorit, Nadine, gjithashtu u akuzua, megjithëse gjyqi i saj është shtyrë ndërsa ajo merr rimëkëmbet nga një operacion i kancerit të gjirit.
Gjatë bastisjes së vitit 2022 në shtëpinë e Senatorit në Nju Xhersi, agjentët e FBI-së konfiskuan shufra ari me vlerë afro 150,000 dollarë dhe mbi 480,000 dollarë para në dorë. Një pjesë e parave ishte fshehura në çizme dhe xhaketa të zbukuruara me emrin e senatorit.
Gjatë argumentave përmbyllëse në gjykatë javën e kaluar, avokatët shpenzuan mbi 15 orë duke i nxitur anëtarët e jurisë që të studionin me kujdes provat.
Prokurorët përmendën raste të shumta kur thanë se Senatori Menendez i ndihmoi biznesmenët. Ata gjithashtu argumentuan se përpjekjet e tij për të përshpejtuar një ndihmë me vlerë 99 milionë dollarësh në municione për helikopterë për Egjiptin, krahas komunikimeve të afërta me zyrtarët e lartë egjiptianë, treguan se ai po i shërbente interesave të Egjiptit si agjent i tyre.
Avokatët e Senatorit Menendez këmbëngulën se ai nuk mori kurrë ryshfet dhe se veprimet që ai ndërmori për të ndihmuar biznesmenët ishin pjesë e detyrave që priten nga një zyrtar publik. Ata thanë se ai thjesht po kryente përgjegjësitë që i kishte obligim në rolin e tij si kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, një post prej të cilit ai u detyrua të hiqte dorë pasi iu ngritën akuzat.
Senatori Menendez njoftoi disa javë më parë se ai planifikon të kandidojë për rizgjedhje këtë vit si i pavarur.\ VOA
Përbërja e re e Parlamentit Evropian u konstituua të m...
Komisionarët evropianë do t’i bojkotojnë takimet jozyr...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i cili do të ga...
Numri i rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbrojti...
Disa nga destinacionet turistike më të njohura të Evro...
Ish-Presidenti Donald Trump përzgjodhi të hënën Senato...
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se k...
Të paktën 35 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 230 të tje...
Presidenti Joe Biden përdori peshën që ka Zyra Ovale e...
Atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump ngriti shum...
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po heton se si aut...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, vendit që mban pr...
Autoritetet në Kremlin njoftuan të dielën se nuk besoj...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, arriti në shtet...
Vetëm nga viti 2084 popullsia e botës do të tkurret së...
Pas tentativës për vrasjen e tij, ish-presidenti Donal...
Presidenti Joe Biden dënoi përpjekjen për atentat ndaj...
Më pak se 24 orë nga atentati, ish-Presidenti Donald T...
Agjenti special i FBI-së Kevin Rojek sapo tha se, deri më ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...