Përmbytje në Greqi/ Bllokohen banorët në ishullin e Kefalonias
Fundjavë e vështirë ka qenë kjo që lamë pas për banorët në...

Ukraina nuk do të marrë pjesë në bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë në Arabinë Saudite, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky para mediave në Abu Dabi, në nisje të vizitave të tij në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe Arabinë Saudite dhe Turqinë.
Zelensky ka thënë se Ukraina nuk është në dijeni të bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Arabinë Saudite dhe konsideron që asnjë negociatë për Ukrainën, por pa Ukrainën, nuk do të ketë rezultat.
“Nuk mund të njohim asnjë marrëveshje për ne, pa ne”, u ka thënë Zelensky gazetarëve në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Nuk do t’i njohim këto marrëveshje”, ka thënë ai.
I dërguari i posaçëm amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, ka thënë të hënën pasdite se askush nuk do t’ia imponojë Zelenskyt marrëveshjen për paqe dhe që “ai dhe njerëzit e tij do ta marrin atë vendim”.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Yuri Ushakov, ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Putin për çështje të politikës së jashtme, do të udhëtojnë për në Arabinë Saudite, për t’u takuar me homologët e tyre amerikanë, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Bisedimet e planifikuara për 18 shkurt në Riad do të fokusohen në përmirësim të marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit, ka thënë Peskov para gazetarëve.
Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili veçse është në Riad, Këshilltari për siguri kombëtare, Mike Waltz, dhe i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff, ka konfirmuar Departamenti amerikan i Shtetit.
Duke folur në një konferencë për media në Moskë, bashkë me homologun e tij serb, Lavrov ka thënë se Evropa tashmë i ka pasur disa mundësi për t’u përfshirë në gjetjen e një zgjidhjeje për Ukrainën, dhe nuk e di se si mund të kontribuojnë shtetet evropiane nëse ftohen në tavolinën negociuese, duke marrë parasysh se politikanët evropianë dëshirojnë që lufta të vazhdojë.
Ndonëse ekzistojnë pikëpamje të ndryshme për Ukrainën në mesin e politikanëve evropianë, shumica pajtohen se dëshirojnë “paqe afatgjate” për Ukrainën.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka insistuar që Zelensky “do të përfshihet” në negociatat për t’i dhënë fund luftës ruse, derisa ka thënë se mund të takohet shumë shpejt me liderin e Kremlinit, Putin.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Fundjavë e vështirë ka qenë kjo që lamë pas për banorët në...
Kosova feston sot Pavarësinë. Izraeli ka uruar Kosovën për...
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë më 17 shkurt të viti...
Sekretari amerkan i Shtetit, Marco Rubio po zhvillon takim...
Ky 17-të vjetor i Pavarësisë së Kosovës e gjetur Prishtinë...
Ish-i dërguari special i Presidentit Donald Trump për dial...
Magazinat e zbrazëta dhe rendimentet e dobëta të kulturave...
Kryediplomati amerikan, Marco Rubio, diskutoi në Izrael me...
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha të dielën se ...
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në...
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme Steve ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump me anë të...
Ekonomia më e fortë e Evropës është në krizë. Prodhuesit g...
Autoritetet austriake kanë thënë të dielën se burri i dysh...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do t...
Liderët evropianë do të mblidhen javën e ardhshme në P...
Evropa mund të mos jetë në “tryezën”, nëse Shtetet e Bashk...
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një person, i ...
Në Serbi, studentët protestues dhe mbështetësit e presiden...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...