Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian janë pajtuar që t’i ashpërsojnë procedurat e azilit, në kuadër të reformës evropiane për sistemin e azilit.
Qëllimi i marrëveshjes është që të zvogëlohet shkalla e emigrimit në BE.
“Kemi bërë rrugë të gjatë për të arritur këtu. Por, ia kemi dalë. Evropa është më në fund e përkushtuar ndaj emigrimit”, ka thënë zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, në një postim në "X" – platformë e njohur deri më tani si "Twitter".
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka thënë se kjo ditë e mërkurë “do të hyjë në histori”.
“Dita kur BE-ja ka arritur marrëveshje për rregulla të reja për menaxhim të emigrimit dhe azilit”.
Reforma është diskutuar qysh prej vitit 2015, kur një numër rekord emigrantësh kanë arritur në BE.
Ndonëse shtetet me qeveri të krahut të djathtë, sikurse Hungaria, kanë qenë në të mirë të ashpërsimit të rregullave aktuale, organizatat për ndihmë dhe partitë politike të së majtës në Evropë, kanë shprehur shqetësim për degradim të të drejtave të njeriut.
Reforma “do të garantojë që ekziston përgjigje efektive evropiane për këtë sfidë evropiane”, ka thënë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Kjo do të thotë se evropianët do të vendosin se kush vjen në BE, dhe kush mund të qëndrojë këtu, jo kontrabanduesit”, ka thënë ajo.
Reforma parasheh rregulla më të ashpra për njerëzit që arrijnë në territorin e BE-së nga vendet që konsiderohen relativisht të sigurta.
Deri sa të merret një vendim ligjor për ta, azilkërkuesit do të strehohen nëpër disa qendra, nën rregulla strikte.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka mirëpritur reformën dhe ka thënë se ajo do të stabilizojë situatën në disa shtete.
“Kjo marrëveshje do të kufizojë emigrimin ilegal dhe do të lehtësojë barrën në disa shtete që preken në veçanti, përfshirë Gjermaninë”, ka thënë ai.
Për herë të parë, vendet e BE-së do të obligohen për të marrë pjesë në të ashtuquajturin mekanizëm solidariteti, për t’i shpërndarë migrantët.
Kjo nënkupton që nëse një shtet nuk pranon të marrë refugjatë, atëherë ai shtet duhet të ofrojë mbështetje për vendet tjera në mënyrë tjetër, shembull, përmes kompensimit financiar.
Marrëveshja ende duhet të marrë konfirmimin final në seancën plenare të Parlamentit Evropian, dhe të nënshkruhet nga vendet anëtare të BE-së, proces që konsiderohet tejet formal./ REL
Nëse kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, shpresoi se R...
Qeveria pro-perëndimore e Polonisë ka thënë të mërkurën se...
Rritja e pagave nuk i ka bindur mjekët që të qëndrojnë...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka para...
Parlamenti francez e ka miratuar një legjislacion që ashpë...
Ushtria izraelite ka sulmuar çdo ditë objektiva të ndryshm...
Ushtria ukrainase synon të mobilizojë edhe 500.000 ushtarë...
Rusia ishte furnizuesi kryesor i Kinës me naftë në nëntor,...
Gjykata e Lartë e Kolorados vendosi të martën që emri i is...
Votimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi një rezo...
Victoria Beckham foli për operacionin më të madh plast...
Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje të mart...
Një ish-lider i grupit ekstremist të krahut të djathtë...
Rizgjedhja e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në ...
Gjykata e Apelit Svea e Suedisë shqyrtoi të martën një ven...
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ...
Një fustan mbrëmjeje i veshur nga princesha e ndjerë Diana...
Katërmbëdhjetë anëtarë të një rrjeti spiunazhi në Polo...
Një nënshkrim historik. Gjermania dhe Lituania nënshkr...
Në luftën kundër Ukrainës, Rusia mund të mos ketë krijuar ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...