SHBA, nevoja e rritjes së kufirit të huamarrjes
Zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë se Kina dhe Rusia...

Të shtunën, forcat ajrore ukrainase njoftuan se kanë rrëzuar një raketë hipersonike ruse mbi Kiev, duke përdorur sistemet amerikane Patriot të mbrojtjes ajrore, në atë që shënon rastin e parë të Kievit për të diktuar një nga raketat më moderne të Moskës.
Komandanti i Forcave Ajrore, Mykola Oleshchuk, tha në një postim në rrjetin Telegram se raketa balistike e tipit Kinzhal ishte diktuar në një sulm gjatë natës së 4 majit, në kryeqytetin ukrainas. Kjo është gjithashtu hera e parë që bëhet e ditur se Ukraina ka përdorur sistemet Patriot të mbrojtjes.
“Po, ne e rrëzuam raketën unikale Kinzhal”, shkruante zoti Oleshchuk. "Kjo ndodhi gjatë sulmit të natës më 4 maj në qiellin e rajonit të Kievit."
Ai tha se raketa Kh-47 u lëshua nga një avion MiG-31K nga territori rus dhe u rrëzua me një raketë Patriot.
Kinzhal është një nga armët më të fundit dhe më të përparuara ruse.
Ushtarakët rusë pohojnë se raketa balistike e lëshuar nga ajri ka një rreze veprimi deri në 2,000 kilometra dhe fluturon me një shpejtësi 10 herë më të madhe se shpejtësia e zërit, duke e bërë të vështirë zbulimin e saj.
Ndërthurja e shpejtësisë hipersonike me pjesën e përparme të rëndë të raketës, bën të mundur që Kinzhal të shkatërrojë objektiva shumë të fortifikuara, si bunkerë nëntokësorë apo tunele malore.
Ushtria ukrainase është shprehur më parë se i mungonin armët e duhura për të zbuluar raketën balistike Kinzhal me shpejtësi shumë të madhe.
Ukraina mori dërgesën e parë të sistemit të raketave Patriot në fund të prillit. Nuk ka të dhëna për numrin apo ku janë vendosur, por dihet se ato janë siguruar nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Holanda./ VOA
Zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë se Kina dhe Rusia...
Ashtu si në Shqipëri, edhe në Greqi është një çështje ...
Maqedonia e Veriut duket se do të marrë masa ndaj rrjetit ...
Një shpërthim është dëgjuar në afërsi të stacionit të Poli...
Turma të mëdha njerëzish po mblidhen në qendër të Londrë...
Gjermania dhe Polonia kanë thelluar marrëdhëniet ekonomike...
Një burrë nga Kentaki me një rekord të gjatë kriminal ësht...
Qeveria e Serbisë ka miratuar masa që kërkojnë nga Ministr...
Qeveria e Malit të Zi do ta shpallë të dielën e 7 maji...
Policia belge arrestoi të enjten shtatë persona të dyshuar...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se të shtënat ...
Udhëheqësi i Grupit Wagner të Rusisë ka kërcënuar se do të...
Azerbajxhani dhe Armenia bënë përparim të rëndësishëm ...
Shefat e teknologjisë janë thirrur në Shtëpinë e Bardh...
BE e ka cilësuar vendimin e qeverisë së Kosovës për li...
Autori i sulmit në Serbi është arrestuar në afërsi të Krag...
Ndonëse është përballë një disfate të madhe ushtarake ...
Vladimir Putini mund të heqë dorë nga planet e tij për...
Së paku tetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën ...
Disa shpërthime u dëgjuan të enjten për 15 deri në 20 minu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...