“Protestat e kanë goditur qeverinë”/ Kikia: Ministrat dhe deputetët nuk ecin të lirë në rrugë
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur ditën e sotme ...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur ditën e sotme ...

Trupi i liderit opozitar rus, AlexeiNavalny, i cili vdiq papritmas dhe befas në burg javën e kaluar – i është dorëzuar nënës së tij, njoftoi të shtunën zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh.
Yarmysh tha se nuk e di nëse autoritetet ruse do të lejojnë mbajtjen e varrimit të tij “në mënyrën se si familja dëshiron dhe në mënyrën se si Alexei e meriton”.
Trupi i Navalnyt iu dorëzua nënë së tij Lyudmila Navalnaya pak kohë pasi asaj i ishte kërkuar të pajtohej për “varrosjen e tij fshehurazi”, ose ndryshe ai do të varrosej në burgun ku vdiq.
Yarmysh i falënderoi të gjithë ata që kishin kërkuar kthimin e trupit të tij te familja. Nëna e Navalnyt e kaloi javën e kaluar në qytetin afër burgut ku ai vdiq, duke u përpjekur së pari ta gjejë vendndodhjen e trupit të tij dhe duke kërkuar pastaj që trupi i tij t’i dorëzohej.
Pasi e nënshkroi një certifikatë të vdekjes së tij ku thuhej se ai ka vdekur nga shkaqe natyrale, asaj i ishte dhënë tri orë kohë për t’u pajtuar për ta varrosur “fshehurazi” të birin.
Nëse nuk do të pajtohej, trupi i tij do të varrosej në oborrin e burgut ku vdiq, i ishte thënë nënës së tij, sipas Yarmysh.
Por, Lyudmila nuk kishte pranuar të negocionte me autoritetet. Të shtunën më herët, e veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya, e akuzoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se po e mbante “peng” trupin e burrit të saj dhe i kërkoi ta lironte atë pa asnjë kusht.
Ajo përsëri e akuzoi presidentin rus se është përgjegjës për vdekjen e burrit të saj.
Kremlini i ka mohuar akuzat, ndërsa reagimet e Perëndimit për vdekjen e tij i ka cilësuar si “histerike”.Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus në Arktik.Navalny ka qenë kritiku më i madh i liderit rus për vite të tëra.
Në gusht 2020, Navalny ishte helmuar me agjent nervor Noviçok, dhe atëbotë e kishte fajësuar aparatin shtetëror, në krye me Putinin, për atë vendim.
Navalny ishte shëruar në Gjermani pas helmimit, dhe në ditën e kthimit në Rusi, ishte dërguar në burg.
Përpjekjet për ta përkujtuar vdekjen e tij janë shtypur nga autoritetet ruse, të cilat i kanë larguar memorialet e improvizuara për nder të tij në disa qytete ruse, si dhe i kanë arrestuar qindra njerëz./ Rel
Vajza e ikur në mërgim e kundërshtarit të vrarë politik të...
Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, tha të shtun...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka folur sot n...
Irani mohoi të premten se ka furnizuar Rusinë me raketa ba...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, takohet me disa...
Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe më shumë s...
Maryna Ljuschyna më 24 shkurt 2022 donte të jepte një kurs...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Bilanci i arritjeve të gjermanes Von der Leyen është i duk...
Ish-zëdhënësja e politikanit opozitar, Aleksei Navalny, Ki...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten vendosjen e sanksi...
Dy partitë kryesore maqedonase, Lidhja Social Demokrate (L...
Bashkimi Evropian ka përsëritur se dëshiron t’u ndihmojë K...
Bashkimi Evropian ka prezantuar paketën e re të sanksionev...
Hungaria ka bllokuar deklaratën e Bashkimit Evropian të ci...
Një ish-informator i FBI-së që pretendon se ka lidhje me s...
Pamje të rënda po qarkullojnë në media të emigrantëve që k...
Greqia është alarmuar mëngjesin e kësaj të premteje nga kë...
Nuk është lajm që ekonomia gjermane po ecën keq. Siegfried...
Një mjet privat hapësinor u rrotullua përqark Hënës ndërsa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...