web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trump telefonon Netanyahun në lidhje me sulmin ndaj kishës në Gaza

17 Korrik 2025, 21:37, Kosova & Bota CNA

Trump telefonon Netanyahun në lidhje me sulmin ndaj kishës në

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli në telefon me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar sulmin izraelit ndaj kishës së vetme katolike në Gaza.

Sulmi vrau tre persona dhe plagosi disa të tjerë.

Menjëherë më pas, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, tha se situata në Siri po tregonte shenja të deeskalimit.

“Siria ka rënë dakord të tërheqë trupat nga zona ku luftimet kanë qenë të ashpra dhe ne vazhdojmë të monitorojmë në mënyrë aktive situatën”,-tha Levitt.

Më herët të enjten, udhëheqësi sirian, Ahmed al-Sarrah, akuzoi Izraelin se po përpiqet të shpërbëjë Sirinë dhe premtoi të mbrojë pakicën druze, pas ndërhyrjes së SHBA-së që ndihmoi në ndërmjetësimin e një armëpushimi midis forcave qeveritare dhe militantëve druzë./CNA





Lajmet e fundit nga