Foshnjat e krijuara duke përdorur ADN-në e tre personave lindin pa sëmundje të trashëguara
Tetë foshnje kanë lindur në Mbretërinë e Bashkuar duke përdo...

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe në tentimin e së enjtes, pavarësisht se po soset afati i dhënë nga Gjykata më e Laartë e vendit për formimin e institucionit ligjvënës më së largu deri më 26 korrik.
Kjo është hera e 48-të që deputetët u mblodhën, çdo të dytën ditë që nga 15 prilli, dhe dështuan ta përmbushin detyrimin kushtetues.
Edhe në këtë mbledhje, partitë deri më tash në opozitë - PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe - refuzuan të propozojnë anëtarët për komisionin që duhet të organizojë votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Ata e konsiderojnë këtë procedurë si të papajtueshme me Kushtetutën dhe e kanë kundërshtuar në mënyrë të përsëritur.
Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, insiston se votimi i fshehtë është në përputhje me ligjin dhe kërkon që procesi të mos bllokohet më tej.
Emërimi i kandidates së saj, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit, u hodh disa herë në votim të hapur, por nuk mori mbështetjen e nevojshme, pasi opozita e votoi kundër.
Në seancën e 17 korrikut, kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të cilët nisën të adresonin problemin e ngërçit, në vend që të propozonin anëtarët për komisionin që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë.
Seanca dështoi dhe vazhdimi i radhës do të mbahet më 19 korrik.
Ndërkohë, më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese vendosi që Kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati 30-ditor, por pa sqaruar pasojat nëse ky afat nuk respektohet.
Kjo ka hapur rrugë për interpretime të ndryshme nga partitë politike, të cilat mbeten të ndara në qasjen e tyre ndaj zgjidhjes së situatës.
Javën e parë të korrikut, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi takime me përfaqësuesit e partive politike, me synimin për të gjetur një rrugëdalje nga bllokada institucionale.
Pas përfundimit të konsultimeve, ajo theksoi se konstituimi i Kuvendit brenda afatit 30-ditor - të vendosur nga Kushtetuesja - nuk është çështje vullneti, por obligim kushtetues.
Osmani u bëri thirrje partive që të angazhohen seriozisht për të gjetur një zgjidhje sa më parë.
Këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, tha për Radion Evropa e Lirë se presidentja po shqyrton mundësitë ligjore për t’i drejtuar një kërkesë sqaruese Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që të kuptohen pasojat juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të dhënë.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet qeveria e re.
Ngërçi vjen pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme ta formuar qeverinë e re e vetme.
PDK-ja zuri vendin e dytë me 24 ulëse, LDK e treta me 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9./ Rel
Tetë foshnje kanë lindur në Mbretërinë e Bashkuar duke përdo...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio G...
SHBA-të po i bëjnë thirrje Sirisë të tërheqë trupat e saj ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një mesazh kë...
Izraeli goditi dy herë sot në zemër të Damaskut, duke para...
Ushtria izraelite ka nisur sulme ajrore ndaj Ministrisë së...
Një shpërthim vullkanik këtë të mërkurë pranë Sundhnuksgíg...
Një mbajtës i pishtarit për Lojërat Olimpike të Londrës 20...
Shtetet e Bashkuara kanë bërë shkurtimet më të thella, por...
Reforma afatgjatë e buxhetit të BE-së shënon një pikë kthe...
Administrata Trump thotë se ka nisur një hetim mbi praktik...
Ministrja kubaneze e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Marta...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vijuar edhe sot tak...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se presidenti ...
Kryeministri i Francës, François Bayrou, ka paraqitur plan...
Luftime të ashpra dhe një sulm ajror izraelit kanë çuar në...
Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal njoftoi këtë të martë ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi këtë të martë...
Kievi dhe Odesa janë nën sulmet më masive ruse që nga fill...
Të paktën 40 të vdekur, përfshirë fëmijë: konflikti midis ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...