web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trump i përgjigjet Medvedev: Kam urdhëruar dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në "rajonet e duhura"

1 Gusht 2025, 19:39, Kosova & Bota CNA

Trump i përgjigjet Medvedev: Kam urdhëruar dy nëndetëse

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump me anë të një postimi në “Truth Social” ka njoftuar se ka urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në “rajone të përshtatshme”.

Trump shkruan se ky vendim vjen pas deklaratave të ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev.

Deklarata të cilat Trump i quajti të pamenda dhe nxitëse, duke thënë se mund të çojnë në pasoja të padëshiruara.

 

Bazuar në deklaratat tejet provokuese të ish-Presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili tani është Zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, kam urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në rajonet e duhura, në rast se këto deklarata të pamenduara dhe nxitëse janë më shumë se kaq. Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të padëshiruara, shpresoj se ky nuk do të jetë një nga këto raste. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkruan Trump.

 

Kujtojmë se disa ditë më parë, ish-presidenti rus, Medvedev e quajti ultimatumin e SHBa për një marrëveshje, një hap më afër luftës./ CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga