SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës
Ky përparim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vje...

I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, ka inspektuar qendrat për shpërndarjen e ndihmës në Gazë, që udhëhiqen nga një organizatë që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Vizita e Witkoff të premten ndodhi teksa zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara tha se forcat izraelite kanë vrarë palestinezët e uritur që po prisnin për ndihma.
Po ashtu, kjo vizitë u zhvillua në të njëjtë kohë kur u publikua një raport nga organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), e cila po ashtu akuzoi forcat izraelite për “gjakderdhje të rregullta” pranë qendrave të ndihmës, që udhëhiqen nga organizata që mbështet SHBA-ja dhe Izraeli.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në territoret palestineze tha se që nga 27 maji, të paktën 1.373 persona janë vrarë ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihma në Gaza — 105 prej tyre vetëm në dy ditët e fundit të korrikut.
Ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, shkroi në X se ai dhe Witkoffi vizituan Gazën për “të mësuar të vërtetën” lidhur me qendrat e shpërndarjes së ndihmave që operohen nga Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF).
“U informuam nga ushtria izraelite dhe biseduam me njerëzit në terren. GHF-ja ofron mbi 1 milion shujta ushqimore në ditë”, tha Huckabee.
Ai shtoi se Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – “e urren GHF-në sepse u jep njerëzve ushqim dhe nuk lejon që ushqimi të plaçkitet nga Hamasi”.
GHF-ja nisi operimin në Gazë, pasi Izraeli lehtësoi bllokadën e vendosur në fund të majit në territorin palestinez.
Një ditë më parë, Witkoff qëndroi në Izrael ku zhvilloi bisedime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Ata biseduan se si t’i jepet fund luftës 22-mujore, si të dërgohen më shumë ndihma për palestinezët dhe si të lirohen pengjet që mbahen nga Hamasi.
Netanyahu ka premtuar se do ta shkatërrojë Hamasin dhe do t’i lirojë pengjet, por është nën presion të madh ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftës, që ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në Gazë dhe viktima të shumta.
Lufta në Gazë ka nisur më 7 tetor 2023, kur radikalët e Hamasit sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Afër 50 persona besohet se ende mbahen në Gazë, ndërsa të tjerët janë liruar në marrëveshjet paraprake të armëpushimit.
Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë që nga nisja e luftës janë vrarë më shumë se 60.000 persona, ka thënë Ministria e Shëndetësisë, e cila vlerëson se shumica nga viktimat ishin gra dhe fëmijë. Megjithatë, kjo ministri në shifrat që publikon për viktimat nuk bën ndarjen mes viktimave civile dhe luftëtarëve të Hamasit./ REL
Ky përparim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vje...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Them...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ...
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka...
SHBA-të thonë se do të vendosin sanksione ndaj organizatës...
Kreu i agjencisë hapësinore ruse, Roscosmos, tha se është ...
Gjykata e Apelit ua ka ndërprerë masën e paraburgimit pesë...
Presidenti Trump ka njoftuar në platformën e tij, Truth So...
Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e avokatit të Igor Po...
Izraeli mund të kërcënojë me aneksimin e pjesëve të Gazës ...
Australia po ndalon YouTube për fëmijët nën 16 vjeç, duke ...
Ka qenë një nga tërmetet më të forta të regjistruara ndonj...
Peruja ka mbyllur 65 nga 125 portet e saj në Paqësor për s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi ...
Rusia dhe rajone të tjera kanë tërhequr paralajmërimet për...
Ambasada e Shqipërisë në Japoni, pas paralajmërimeve për c...
Valët kanë filluar të godasin brigjet e SHBA-së, përfshirë...
Valët e para të shkaktuara nga një tërmet masiv prej 8.8 b...
Agjencia meteorologjike e vendit paralajmëroi se kushtet e...
Helikopterë të zbatimit të ligjit janë vendosur përgjatë z...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...