Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur të premten se Kosova do ta heqë tarifën doganore ekzistuese prej 10 për qind në mallrat amerikane.
“Tani e tutje, të gjitha produktet me orgjinë nga Shtetet e Bashkuara do të kenë tarifë 0 për qind kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, ka thënë Kurti në nisje të mbledhjes.
Kurti ka thënë se përmes këtij hapi dëshmohen marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe tregohet se Kosova dëshiron të ketë marrëveshje për tregti të lirë me Shtetet e Bashkuara.
Ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, ka thënë se në katër vjetët e fundit, marrëdhëniet me SHBA-në kanë arritur transformim substancial, çka, sipas saj, ka ndikuar në forcim të marrëdhënieve bilaterale, sidomos në fushën e sigurisë dhe diplomaci.
“Këtë vendim e shohim si vazhdimësi të politikave të pandara të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara, jo vetëm në forcimin e miqësisë, por në krijimin dhe forcimin e një partneriteti të mirëfilltë, me një shtet që ka qenë gjithmonë përkrahës ndaj shtetësisë sonë”.
Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në "X" iu drejtua presidentit amerikan, Donald Trump, dhe popullit amerikan, duke iu thënë se Kosova "është partnerja juaj e besueshme në përpjekjet për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj të fuqishme, të sigurt dhe më prosperuese".
Lajmi për heqjen e tarifës është mirëpritur edhe nga odat ekonomike në Kosovë.
Oda Ekonomike Amerikane tha se muaj më parë kishte bërë thirrje për heqjen e kësaj tarife.
“Ky hap i rëndësishëm pasqyron një demonstrim të fortë dhe strategjik për të avancuar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, partnerin më të ngushtë politik dhe ekonomik që ka Republika e Kosovës”, ka thënë Oda amerikane, duke shtuar se ky vendim hap rrugën për rritjen e flukseve tregtare dhe investimet në sektorët kyç.
Ndërkaq, Oda Ekonomike e Kosovës tha se vendimi do të mundësojë rritjen e shëmbimeve tregtare.
"Ky vendim, i marrë sot, do të mundësojë rritjen e shkëmbimeve tregtare, tërheqjen e më shumë investimeve amerikane në Kosovë dhe anasjelltas, por mbi të gjitha, dëshmon miqësinë e sinqertë dhe të përhershme që ekziston mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne kërkojmë që hapi i radhës të jetë njohja e statusit të privilegjuar për çdo investitor amerikan në Kosovë".
Tarifat e reja të Trumpit
Vendimi i Kurtit ka ardhur një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i ka prezantuar tarifat e reja ndaj 69 vendeve me të cilat bën tregti SHBA-ja, me arsyetimin se ato kanë qenë të padrejta ndaj ekonomisë amerikane.
Në vendimin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë është thënë se mallrat e çdo vendi partner tregtar që nuk përfshihen në aneksin e urdhrit, do të jenë subjekt i taksës prej 10 për qind bazuar në urdhrin ekzekutiv të prillit.
Në atë urdhër, Kosova ishte goditur me tarifë reciproke prej 10 për qind, ashtu sikurse Shqipëria dhe Mali i Zi.
Me vendimin e ri për tarifat, që do të zbatohet prej 7 gushtit, vendet tjera të Ballkanit janë goditur me tarifa më të larta: Maqedonia e Veriut 15 për qind, Bosnje-Hercegovina 30 për qind dhe Serbia 35 për qind.
Në nivel botëror, vendet më të goditura nga tarifat janë Siria, Laosi dhe Mianmari me tarifa që shkojnë deri në 41 për qind.
Trump, fillimisht, i pati bërë publike tarifat në prill, por më pas i ka pezulluar ato për 90 ditë, që të mundësojë zhvillimin e negociatave me palët e interesuara.
Kur tarifat ishin përmendur për herë të parë, ekspertët në Kosovë patën vlerësuar se ato do të kenë shumë ndikim për shkak të varësisë së madhe nga importet.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pati kërkuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës pezullimin e taksës, por ajo kishte mbetur në fuqi.
Osmani pati thënë se zyra e saj e ka bërë gati një ligj që do të mundësonte heqjen e tarifave prej 10 për qind ndaj mallrave amerikane, por se për miratimin e këtij ligji duhet fillimisht të konstituohet Kuvendi i ri - diçka që nuk ka ndodhur ende, as pas mbi 50 tentimesh.
Organizatat ekonomike në Kosovë kanë treguar se nga viti 2019, ka nisur rritja e eksporteve të përgjithshme të Kosovës në SHBA.
Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Doganës së Kosovës, sipas të cilave, vlera e tyre në vitin 2019 ishte tre milionë euro, ndërsa tre vjet më vonë arriti në mbi 131 milionë (2022).
Produktet që i eksporton Kosova në SHBA, përfshijnë: ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për muajin qershor të këtij viti, produktet e importuara nga SHBA-ja përbëjnë më pak se 1 për qind të importit në Kosovë.
Ditë më parë, Ambasada amerikane në Prishtinë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara besojnë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në disa sektorë strategjikë dhe se heqja e barrierave tregtare do t’i forconte më tej këto lidhje.
“Ne i inkurajojmë sektorët publikë dhe privatë në Kosovë që të vazhdojnë të kërkojnë mundësi ekonomike dhe investime në tregun amerikan dhe që Qeveria të promovojë një mjedis transparent dhe të qëndrueshëm për bizneset amerikane që kërkojnë të zgjerohen në Kosovë”, është thënë mes tjerash në përgjigje./ Rel
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka...
SHBA-të thonë se do të vendosin sanksione ndaj organizatës...
Kreu i agjencisë hapësinore ruse, Roscosmos, tha se është ...
Gjykata e Apelit ua ka ndërprerë masën e paraburgimit pesë...
Presidenti Trump ka njoftuar në platformën e tij, Truth So...
Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e avokatit të Igor Po...
Izraeli mund të kërcënojë me aneksimin e pjesëve të Gazës ...
Australia po ndalon YouTube për fëmijët nën 16 vjeç, duke ...
Ka qenë një nga tërmetet më të forta të regjistruara ndonj...
Peruja ka mbyllur 65 nga 125 portet e saj në Paqësor për s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi ...
Rusia dhe rajone të tjera kanë tërhequr paralajmërimet për...
Ambasada e Shqipërisë në Japoni, pas paralajmërimeve për c...
Valët kanë filluar të godasin brigjet e SHBA-së, përfshirë...
Valët e para të shkaktuara nga një tërmet masiv prej 8.8 b...
Agjencia meteorologjike e vendit paralajmëroi se kushtet e...
Helikopterë të zbatimit të ligjit janë vendosur përgjatë z...
Më shumë se 1.9 milionë njerëzve në Japoni u është kërkuar...
Pas goditjes së fortë të tërmetit në Rusi, Presidenti Dona...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë të shkallës R...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...