web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Telefonatë Von der Leyen-Trump/ Ratifikim i marrëveshjes tregtare BE-SHBA deri më 4 korrik ose tarifa të larta

8 Maj 2026, 12:00, Kosova & Bota CNA

Telefonatë Von der Leyen-Trump/ Ratifikim i marrëveshjes tregtare

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, zhvilluan këtë të premte një komunikim telefonik.

Siç raportohet në mediat e huaja, biseda mes Von der Leyen dhe Trump u përqendrua në çështjen e tarifave.

Trump theksoi se BE duhet të ratifikojë marrëveshjen e saj tregtare me Shtetet e Bashkuara deri më datë 4 korrik ose do të përballet me tarifa shumë më të larta, pasi zyrtarët europianë nuk arritën një marrëveshje për paktin.

Presidenti amerikan tha se ra dakord t'i jepte asaj kohë deri në 250-vjetorin e SHBA-së ose për fat të keq, tarifat e tyre do të shkonin menjëherë në nivele shumë më të larta. 

Blloku 27-anëtarësh i BE-së dhe Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje korrikun e kaluar duke vendosur tarifa për shumicën e mallrave të BE-së në 15%, por një version përfundimtar i paktit duhet ende të miratohet nga shtetet anëtare, duke shkaktuar zhgënjim në Uashington./CNA 





Lajmet e fundit nga