web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Telefonatë Starmer-Trump/ Diskutime për një fund të luftës në Ukrainë dhe situatës në Gaza

21 Dhjetor 2025, 20:40, Kosova & Bota CNA

Telefonatë Starmer-Trump/ Diskutime për një fund të

Pasditen e kësaj të diele u zhvillua një komunikim telefonik mes kryeministrit britanik Keir Starmer me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Siç bëhet me dije nga Zyra e Shtypit e Starmer, të dy udhëheqësit reflektuan mbi luftën në Ukrainë.

Starmer informoi Trump mbi punën e Koalicionit të Gatshëm për të mbështetur çdo marrëveshje paqeje dhe për të siguruar një fund të drejtë dhe të qëndrueshëm të armiqësive.

Duke iu referuar Lindjes së Mesme, udhëheqësit diskutuan situatën në terren në Gaza.

Starmer informoi presidentin amerikan edhe mbi emërimin e Ambasadorit të ri Britanik në Shtetet e Bashkuara, Dr. Christian Turner, që sipas tij do të thellojë më tej marrëdhënien midis dy vendeve,

Udhëheqësit i uruan njëri-tjetrit një Krishtlindje të Gëzuar dhe mezi prisnin të flisnin përsëri së shpejti./CNA





Lajmet e fundit nga