Protestat/ Berisha: Rama u zhvesh para gjithë botës
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen...

Policia e Kosovës tha se gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të arrestuarit për përfshirje në plagosjen dhe rrëmbimin e dyshuar të shtetasit të Kosovës, Millan Vukashinoviç, gjeti një armë dhe disa fishekë.
“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: nëntë telefona celularë, një laptop, tri dokumente të formatit A4, një pushkë gjuetie me 39 fishekë, një jelek për fishekë të armës së gjuetisë, si dhe një tytë arme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, u tha në raportin 24-orësh të Policisë.
Mbrëmjen e 20 dhjetorit, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari, V.M., kishte qenë pjesëtar i Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe më pas ishte integruar në Policinë e Kosovës. Sipas Sveçlës, më pas ai kishte dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës.
“Ekzistojnë dyshime të bazuara se personi i arrestuar ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe kidnapimin e Millan Vukashinoviç, i cili gjatë kidnapimit u plagos rëndë dhe aktualisht është duke u trajtuar në një spital në Serbi”, shkroi Sveçla në Facebook mbrëmjen e 20 dhjetorit.
Sipas autoriteteve të Kosovës, Vukashinoviç dyshohet se u plagos dhe më pas u rrëmbye në fshatin Jellakcë, afër Leposaviqit më 1 nëntor, para se të dërgohej në spitalin e Prokuples, e më pas në Qendrën Klinike të Nishit.
Familja e Vukashinoviçit ka dorëzuar padi në Serbi kundër personave të anëtarë të Ushtrisë së Serbisë, ose Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ose Millan Radoiçiçit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili kishte marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 2023.
Vukashinoviç ka qenë i punësuar në Byronë e Sigurimeve të Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë, në veri të Kosovës.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar më herët se Vukashinoviç u sulmua sepse kundërshtonte “politikat e regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç”.
Pas njoftimit për rrëmbimin e dyshuar, Radio Evropa e Lirë duke përdorur mjete forenzike për identifikimin e fytyrës, ka vërtetuar se Vukashinoviç është i njëjti person që më 28 qershor të këtij viti kishte folur publikisht për presionet që kishte pasur, në një intervistë me gazetarin dhe ish-deputetin serb Nemanja Sharoviç, për televizionin KTV nga Serbia.
Gjatë asaj interviste, ai kishte deklaruar se serbët ishin detyruar të largoheshin nga institucionet e Kosovës në nëntor 2022 nën presionin e Listës Serbe, dhe se edhe ai vetë kishte qenë viktimë e presioneve, duke shtuar se nuk ndihej i sigurt të udhëtonte në Serbi sepse kishte refuzuar të jepte dorëheqje.
“Kanë shpifur për shumë gjëra, më kanë lidhur me shqiptarët, nuk jam i sigurt të udhëtoj në Serbi. Jam këtu në Kosovë, e anashkaloj Serbinë”, kishte thënë ai. /REL
Kirill Dmitriev, negociator i lartë i Kremlinit, tha se Ru...
Ushtria izraelite ka vrarë gjashtë palestinezë, mes tyre n...
Oficerët e policisë kanë qëlluar për vdekje një person të ...
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhela...
Përleshje midis protestuesve dhe policisë janë shënuar në ...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio në prag të bised...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar dhe sekuestru...
Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva ka parala...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi më 20 dhje...
Në Strasburg, Viktor Orbán po shkakton një “tërmet politik...
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se 28 kandidatë...
Komuniteti ndërkombëtar është përqendruar sot në Miami, nd...
Rusia sulmoi të shtunën portin jugor ukrainas Pivdeni, tha...
Disa fotografi të publikuara së fundmi tregojnë ish-Presid...
Departamenti i Drejtësisë ka publikuar një grup të ri foto...
SHBA-ja ka ndërmarrë një seri sulmesh ajrore të përmasave ...
Ekonomia e Gjermanisë do të dalë ngadalë nga një recesion ...
Lëvizjet e fundit nga Uashingtoni dhe Brukseli tregojnë se...
Bashkimi Europian do t’i japë Ukrainës një kredi pa intere...
Autoritetet turke arrestuan aktoren Ezgi Eyupoglu dhe shta...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...