web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Digjen” rrugët e Torinos/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë, plagosen 9 efektivë

20 Dhjetor 2025, 20:59, Kosova & Bota CNA

“Digjen” rrugët e Torinos/ Përleshje mes protestuesve dhe

Përleshje midis protestuesve dhe policisë janë shënuar në një protestë që u zhvillua pasditen e sotme në Torino. Demonstrata u organizua në shenjë proteste kundër evakuimit të qendrës sociale “Askatasuna”, e cila u zhvillua tre ditë më parë, me vendim të Ministrisë së Brendshme italiane.

Disa nga protestuesit hodhën fishekzjarrë, shishe dhe u vunë flakën kazanëve të mbeturinave, të cilët i zhvendosën në mes të rrugës. Policia përdori gaz lotsjellës, shkopinj dhe pompa zjarri për të shpërndarë protestuesit. Sipas mediave italiane, një numër tjetër i paspecifikuar protestuesish u plagosën, ndërsa policia njoftoi, në të njëjtën kohë, se të paktën nëntë oficerë u plagosën. 

Mbi dy mijë njerëz morën pjesë në protestën që filloi nga Palazzo Nuovo. Shumë të rinj dhe familje, banorë të lagjes Vanchiglia, ishin të pranishëm, si dhe fëmijë që mbanin pankarta me gjurmët e duarve të tyre. Grupe protestuesish mbërritën nga qytete të tjera, duke përfshirë Milanon, Xhenovën dhe Verilindjen.

“Askatasuna do të thotë liri, askush nuk do të na ndalë” dhe “Mjerë kushdo që na prek” ishin disa nga sloganet e brohoritura nga protestuesit. /CNA





Lajmet e fundit nga