Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pengesë për ekonominë gjermane: eksportet dhe prodhimi industrial që vuajnë nga mosmarrëveshja tarifore me SHBA. Ekonomistët tani presin që paketa fiskale të hyjë në fuqi.
Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e dytë me një pengesë. Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, industria, ndërtimi dhe furnizuesit e energjisë e ulën prodhimin në prill me 1.4%, krahasuar me muajin e kaluar, një rënie e papritur e ndjeshme.
Në prill, eksportet gjermane ranë për herë të parë që nga tetori 2024. Statistikanët vlerësuan një rënie prej 1.7% krahasuar me muajin e kaluar, në 131.1 miliardë euro.
Perspektiva errësohet
Efektet e frikshme të luftës tarifore të nisur nga Presidenti i SHBA Donald Trump po fillojnë ngadalë të manifestohen në të dhënat ekonomike. "Në vend të një fillimi të ri, ka zhgënjim", komenton Volker Treier, Drejtor i Tregtisë së Jashtme në Dhomën Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK), në lidhje me të dhënat e eksportit. "Rënia drastike e eksporteve në SHBA ka një ndikim të rëndësishëm."
E njëjta gjë vlen edhe për prodhimin industrial: Ministria Federale e Ekonomisë paralajmëron për pengesa të mundshme për shkak të pasigurisë tregtare që rrjedh nga politika tarifore e SHBA. "Si pasojë, perspektivat për një rimëkëmbje të prodhimit industrial janë bërë pak më të zymta kohët e fundit", deklaron ministria.
A duket një pikë kthese në horizont?
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë gjithashtu kundër pesimizmit të tepërt. Sebastian Dullien, drejtor shkencor i Institutit për Makroekonomi dhe Kërkime Ekonomike të Fondacionit Hans Böckler, beson se rënia e eksporteve dhe prodhimit nuk është shkak për shqetësim të panevojshëm: "Në përgjithësi, treguesit sugjerojnë se situata në industri po stabilizohet dhe se mund të jemi duke iu afruarnjë pike kthese për mirë."
Commerzbank gjithashtu sheh shenja të një përmirësimi të mundshëm. Analisti Ralph Solveen thekson rritjen e numrit të porosive dhe rritjen e indeksit të klimës së biznesit ifo: "Prandaj, ne supozojmë se ekonomia gjermane do të kthehet në rritje në tremujorët e ardhshëm, megjithëse tarifat doganore më të larta të SHBA-së dhe problemet strukturore në ekonominë gjermane do të parandalojnë një rimëkëmbje të fortë."
Banka Qendrore Gjermane parashikon rimëkëmbje të vonuar
Banka Qendrore Gjermane (Bundesbank) gjithashtu nxorri një opinion mbi zhvillimin e ekonomisë gjermane. Sipas tij, Gjermania do të dalë ngadalë nga tatëpjeta, për shkak të pasigurisë mbi politikën tregtare të SHBA-së. Sipas parashikimit gjysmëvjetor të Bankës Federale Gjermane, ekonomia do të ketë stanjacion këtë vit. Në parashikimin e dhjetorit, ajo ende priste një rritje të lehtë prej 0.2%.
"Tarifat e reja doganore të SHBA dhe pasiguria në lidhje me politikën e ardhshme të SHBA-së fillimisht do të pengojnë rritjen ekonomike", shpjegoi Joachim Nagel, president i Bankës Qendrore Gjermane. Në vitin 2027, shpenzimet masive të planifikuara nga qeveria për infrastrukturën dhe mbrojtjen do ta nxisin fuqishëm ekonominë.
Paketat fiskale mund të përshpejtojnë rimëkëmbjen
Ekonomistë të tjerë gjithashtu besojnë se paketa fiskale prej disa miliarda eurosh e qeverisë mund të ketë efekte pozitive. "Ekonomia gjermane po përfiton nga uljet e normave të BQE dhe, së shpejti, nga paketa e madhe fiskale, megjithëse rritja e tarifave amerikane po pengon rimëkëmbjen", thotë Jörg Krämer, kryeekonomist në Commerzbank.
Sipas ekonomistit të IMK, Dullien, pritet një përshpejtim i ngadaltë i rritjes në muajt e ardhshëm, kryesisht falë masave të shpallura nga qeveria gjer,ame. "Duke filluar nga korriku, kushtet e përmirësuara të amortizimit të shpenzimeve duhet të çojnë në një rritje të kërkesës për investime. Për më tepër, kompanitë ka të ngjarë të rikuperojnë investimet e shtyra në atë kohë. Investimet publike të financuara nga fondi special i infrastrukturës duhet të nxisin rritjen."
Eurozona: Rritja tejkalon pritjet
Sinjale pozitive ekonomike erdhën nga Eurozona. Sipas të dhënave të Zyrës Statistikore Eurostat, aktiviteti ekonomik u rrit me 0.6% në tremujorin e parë krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Në vlerësimin e tretë, rritja u rishikua ndjeshëm nga 0.3% në vlerësimin e dytë.
Edhe të dhënat për rritjen ekonomike në Gjermani janë korrigjuar. Sipas këtyre shifrave, ekonomia gjermane u rrit me 0.4% midis janarit dhe marsit. Fillimisht, ishte njoftuar një rritje prej vetëm 0.2%. Si ekonomia më e fortë në Eurozonën me 20 vende, ekonomia gjermane është veçanërisht e rëndësishme për mirëqënien e zonës monetare.
Megjithatë, duhet theksuar se pasojat e mundshme të mosmarrëveshjes tarifore me SHBA-në nuk janë ndjerë ende gjatë kësaj periudhe. Prandaj, rëndësia e të dhënave për eurozonën dhe Gjermaninë është mjaft e kufizuar./ DW
Një kandidat presidencial kolumbian është qëlluar tre herë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar Gardën Ko...
Më 14 qershor 2025, Ushtria Amerikane do të mbajë një para...
Autoritetet në Poloni njoftuan se rreth 30 mijë njerëz mbe...
Ukraina mohoi pretendimet ruse se kishte shtyrë për një ko...
Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi se Papa Leo XIV...
Miliarderi amerikan Elon Musk hodhi idenë e themelimit të ...
Autoritetet ukrainase thanë se 11 persona u vranë dhe të p...
Një seri lëkundjesh pasuese pasuan tërmetin 5.3 Rihter pra...
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) përdori ekskluzivisht...
Mandati i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Li...
Administrata amerikane ka emëruar Gjeneral-Lejtnant Alexus...
Shtetasi amerikan, Joseph Tater është larguar nga Rusia, p...
Deputetët e Kosovës kanë dështuar për herë të 28-ë të kons...
Të paktën tre persona janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plag...
Mëngjesin e 12 majit, në një shtëpi në një qark në veriper...
Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet ...
Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së D...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka dhënë një intervistë p...
Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërko...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...