BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërko...

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka dhënë një intervistë për Deutche Welle, pas takimit të tij me presidentin e SHBA, Dondald Trump.
Merz tha se në takim u fol për një sërë temash, si lufta në Ukrainë, tarifat apo tregtia. Më tej kancelari gjerman tha se tentoi ta bindte Trump për të ushtruuar më shumë presion ndaj Rusisë në mënyrë që të arrihet një armëpushim.
Gjtiahstu kancelari u pyet dhe për miqësinë me Trump, gjë për të cilën tha se janë thjesht kolegë shumë të mirë.
Duket se krijuat një marrëdhënie të mirë atje, por kishit gjithashtu një takim më të detajuar me të. A arritët ndonjë angazhim konkret për Ukrainën pas kujtimit tuaj se Shtetet e Bashkuara janë ato që bëjnë ndryshimin për këtë çështje?
Në të vërtetë, ne folëm intensivisht për disa çështje. Një prej tyre ishte Ukraina dhe kjo luftë e tmerrshme e Rusisë kundër Ukrainës. Folëm për tregtinë, për tarifat. Nuk ishte pritshmëria ime që presidenti të merrte sot një vendim të ri. Por argumentova dhe përpiqem ta bind atë që tani kemi detyrimin të ushtrojmë më shumë presion ndaj Rusisë për të përfunduar këtë luftë. Por, nga ana tjetër, e di që kjo është një çështje shumë e komplikuar. Edhe këtu në SHBA, kemi debat të fortë në Senat. Jam optimist, por nuk jam aq optimist sa të parashikoj që do të ndryshojë brenda natës diçka në territorin e Ukrainës.
Donald Trump gjithashtu tha se mund të humbasë durimin me Rusinë dhe Ukrainën dhe se do të ishte i gatshëm të godiste ashpër të dyja. Sipas mendimit tuaj, sa afër është ai të humbasë durimin për Ukrainën?
Ai po sheh që nismat e tij të javëve të fundit nuk patën sukses dhe se presidenti Putin duket se nuk është i gatshëm ta ndalë këtë luftë. Kjo ndodh pavarësisht nga biseda shumë e gjatë telefonike që kishin pasur dje. Pra, ne po flasim për instrumente, për atë që mund të bëjmë së bashku, Bashkimi Evropian me Gjermaninë, dhe SHBA nga kjo anë e Atlantikut. Nuk kam një përgjigje sot, por jam i sigurt që ai po mendon se çfarë mund të bëjë më shumë. Dhe ia kujtova se SHBA gjithmonë ka luajtur rolin global për të ushtruar presion ndaj atyre që janë në luftë. Dhe nesër është 6 qershori, i njohur si Dita D, kur amerikanët erdhën në Evropë në vitin 1944 për të ndalur luftën në Evropë. Kjo mund të jetë një situatë historike e ngjashme, jo me veprime ushtarake, por me presion ndaj Rusisë për të ndaluar këtë luftë.
Tregtia ishte një tjetër temë e rëndësishme. Presidenti Trump e përsëristi se i pëlqejnë tarifat, edhe pse shumë pak të tjerë mendojnë kështu. A po e ndien ai së shpejti presionin se tarifat mund të dëmtojnë edhe Shtetet e Bashkuara?
Po punojmë brenda një afati shumë të ngushtë kohor. Do të dëshironim të arrinim një marrëveshje brenda javëve të ardhshme. Na ka mbetur pak kohë deri në fillim të korrikut, që është afati që ka vendosur qeveria amerikane. Është një çështje që nuk varet vetëm nga pala gjermane: ne duhet ta koordinojmë brenda Bashkimit Evropian. Po e bëjmë këtë. Do të kthehem në Evropë dhe do të flas me kolegët e mi evropianë për këtë temë. Do të bëjmë propozime për ta kapërcyer këtë situatë. Tarifat e larta nuk janë në interesin tonë. Dhe do të përpiqem të bind qeverinë amerikane, veçanërisht presidentin që duhet të arrijmë një zgjidhje. Por do të marrë kohë.
Si do ta masni nëse ky takim bëri një ndryshim të vërtetë?
Do ta mat këtë me takime dhe telefonata të tjera të rregullta dhe me koncesione nga të dyja anët dhe gatishmërinë për të arritur një marrëveshje. Dhe kjo është ajo që mora nga dita e sotme: Ai është vërtet i gatshëm të arrijë një marrëveshje për tregtinë dhe, nëse mund ta arrijmë atë brenda një periudhe të afërt, do të arrinim shumë më tepër se qeveritë e mëparshme nga të dyja anët e Atlantikut. Pra, kjo është një mundësi e madhe.
Ju keni të njëjtin emër, Friedrich, si gjyshi i presidentit Trump, dhe i dhatë atij një kopje të certifikatës së lindjes së tij. Pra, a mund të thuhet se ky është fillimi i një miqësie të re vllazërore?
Jo, është një bashkëpunim shumë i ngushtë. Ne u takuam për herë të parë sot, në funksionet tona si liderë, dhe shpresoj që do të jemi në gjendje të bashkëpunojmë ngushtë, hapur dhe si kolegë të mirë nga të dyja anët e Atlantikut.
Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërko...
Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u ...
Organizata ndërkombëtare policore (Interpol) ka thënë se 2...
Zgjati pothuajse një vit. Ishte 13 qershori i vitit 2024 k...
Përçarja midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe ish...
Ambasadori rus në Londër, Andrei Kelin, ka thënë se sulmet...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gat...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të propo...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi ...
Suedia ka arritur një marrëveshje me Estoninë për të streh...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se...
Friedrich Merz, kancelari gjerman i sapoinauguruar, ndodhe...
Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, nuk e ka apeluar...
Presidenti amerikan Donald Trump foli në telefon me homolo...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një konferen...
Administrata e Presidentit Donald Trump po i bën presion S...
Kancelari Friedrich Merz takohet me presidentin Trump për ...
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ndalimi p...
Më shumë se 1.5 milion pelegrinë kanë kryer përgatitjet e ...
Kremlini ka konfirmuar se Presidenti Vladimir Putin ka zhv...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...