VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, takohen në Kaliforni për të stabilizuar marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve. Takimi do të zhvillohet në kuadër të Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (Apec).
Biden dhe Xi nuk janë takuar më personalisht që nga samiti i G20 në Bali të Indonezisë, para një viti. Pala amerikane tha se qëllimi i bisedës, e cila pritet të zgjasë disa orë, është formësimi me përgjegjësi i konkurrencës midis dy vendeve si dhe krijimi i kanaleve të sigurta të komunikimit për të shmangur zhytjen në ndonjë konflikt.
Prej kohësh shumë të tensionuara
Marrëdhëniet midis dy ekonomive më të mëdha të botës janë prej kohësh shumë të tensionuara. Një konflikt tregtar, akuza për spiunazh, tensionet rreth Tajvanit dhe qëndrimi i Kinës në luftën e Ukrainës i kanë çuar marrëdhëniet mes tyre në një pikë të ulët. Megjithatë, muajt e fundit të dyja palët janë përpjekur të ringjallin komunikimin me njëra-tjetrën. Takimit të presidentëve u kanë paraprirë takime të shumta mes zyrtarëve të lartë dhe anëtarëve të qeverive të të dyja vendeve përpara.
Sipas ekspertëve pritshmëritë ndërkombëtare për takimin Biden Xi Jinping janë mjaft modeste. Politologu nga Berlini, Hanns Maull, ekspert i çështjeve të rendit ndërkombëtar, tha në një intervistë për DW se rifillimi i bisedimeve mes Pekinit dhe Uashingtonit duhet të kishte ndodhur prej kohësh. Gjithsesi, sipas tij nuk mund të thuhet, nëse samiti do të ketë sukses për sqarimin e çështjeve serioze të konfliktit që janë shkaktarët e tensioneve midis Kinës dhe SHBA-së. Maull thotë se shumica e vëzhguesve kanë dyshime për këtë.
Akt balancues - strategjia ndaj Kinës
Tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit e vënë Berlinin në një situatë të vështirë: sepse nga njëra anë e konfliktit është SHBA-ja, aleati dhe furnizuesi më i rëndësishëm i Gjermanisë për sigurinë, në anën tjetër është partneri më i madh tregtar i Gjermanisë, Kina.
Për t'u përgatitur për këtë akt balancues, në mes të korrikut qeveria federale miratoi pas diskutimesh të gjata një strategji për Kinën. "Kina ka ndryshuar – kjo dhe vendimet politike të Kinës e bëjnë të nevojshme ndryshimin e mënyrës sesi të sillemi me Kinën”, thuhet pikërisht në fillim të strategjisë, e cila e përshkruan Kinën si një partner, konkurrent dhe rival strategjik në të njëjtën kohë. Një pjesë thelbësore e strategjisë është reduktimi i varësisë gjermane nga Kina nën fjalën kyçe të mosrrezikimit. Kompanitë gjermane duhet të përfshihen gjithnjë e më shumë në vende dhe rajone të tjera në mënyrë që të përhapin dhe të zvogëlojnë rreziqet./DW
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur draf...
Një zyrtar rus i Mbrojtjes ka kërkuar që Jakutia, një rajo...
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, tha të martë...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën se kanë vendosur sa...
Presidenti amerikan Joe Biden tha të martën se qëllimi i t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të mart...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rus...
Berlinezët i kanë quajtur ato "kanaçe koka-kola". Trenat e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit me t...
Të martën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ësht...
Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët ...
Sipas ekspertëve, 4.6 milionë të rritur në Gjermani ja...
Spitali Shifa i Gazës prej disa ditësh është në qendër të ...
Mbreti Abdullah i Jordanisë hodhi poshtë çdo plan të I...
Një grup kriminal kibernetik i quajtur Lockbit, i cili...
Zyrtarët e fushatës presidenciale të kandidates republikan...
Tre persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën, në me...
Gjykata Islamike Revolucionare e Iranit ka ngritur akt...
Kina premtoi të ndihmojë Afrikën e Jugut përballë krizës p...
Maryanne Trump Barry, motra më e madhe e ish-president...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...