Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...

Zyrtarët e fushatës presidenciale të kandidates republikane Nikki Haley planifikojnë të shpenzojnë 10 milionë dollarë në reklama televizive, radiofonike dhe në media sociale, në shtetet e Ajouas dhe Nju Hempshërit, duke filluar nga java e parë e muajit dhjetor. Synimi i këtij investimi masiv është që ish-ambasadorja e Kombeve të Bashkuara të krijojë avantazh ndaj Guvernatorit të Floridës Ron DeSantis në një moment kritik në betejën për të fituar emërimin zyrtar nga Partia Republikane për garën presidenciale.
Shuma e parave për fushatën në reklama, planifikuar nga zonja Haley, deri tani është pesë herë më e madhe sesa shuma e parave që po shpenzon për reklama zoti DeSantis për të njëjtën periudhë kohore, sipas kompanisë që monitoron median ‘AdImpact’.
Lëvizja e zonjës Haley vjen ndërsa ajo po bën përpjekje për t'u shfaqur si alternativë e mundshme që do të zëvendësonte ish-presidentit Donald Trump, e për të përfaqësuar republikanët kundër Presidentit Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2024. Zoti DeSantis është konkurrenti më i fortë i zonjës Haley për vendin e dytë mes kandidatëve të partisë. Por fushata e guvernatorit të Floridës ka dhënë shenja për probleme financiare pas një vere të trazuar.
Zoti Trump vazhdon të kryesojë sondazhet në mesin e republikanëve për zgjedhjet paraprake.
Zoti Trump përballet me katër padi penale, mes tyre një çështje që është përqendruar tek përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në Xhorxhia dhe një tjetër, lidhur me akuza për përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të 2020 që çoi në sulmin e dhunshëm të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit.
Në SHBA mbledhja e fondeve dhe strategjia e reklamave shpesh mund të jetë më e rëndësishme sesa politikat ose personaliteti i një kandidati. Por paratë e mbledhura dhe të shpenzuara nga kandidatët tregojnë vetëm një pjesë të realitetit që lidhet me zgjedhjet e 2024.
Senatori i Karolinës së Jugut, Tim Scott, për të cilin një grup konservator kishte planifikuar 7.5 milionë dollarë në reklama për zgjedhet në Ajoua, u largua nga gara të dielën në mbrëmje. Zoti Scott nuk arriti të sigurojë mbështetjen e duhur në sondazhet në nivel kombëtar dhe sondazhet e tetorit, e rendisnin atë shumë pas zotit Trump dhe zonjës Haley.
Zyrtarët e fushatës së zonjës Haley nuk pranuan të komentojnë nëse reklamat do të sulmonin drejtpërdrejt zotin DeSantis apo zotin Trump. Por menaxherja e fushatës, Betsy Ankney kritikoi zotit DeSantis, lidhur me komentet e tij se zonja Haley dhe republikanë të tjerë në garë, do të shërbenin vetëm ‘sa për të bërë dëm’.
“Rruga e Nikki Haley-t drejt fitores është e qartë”, tha zonja Ankney. “Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Ron DeSantis”, shtoi ajo./ VOA
Tre persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën, në me...
Gjykata Islamike Revolucionare e Iranit ka ngritur akt...
Kina premtoi të ndihmojë Afrikën e Jugut përballë krizës p...
Maryanne Trump Barry, motra më e madhe e ish-president...
Rritja e planifikuar e ndihmave ushtarake është një "s...
Njerëzit që duan të aplikojnë për vizë për t’i vizituar ve...
Një sërë ndryshimesh kanë ndodhur në qeverinë e Rishi ...
Albin Kurti ka kërkuar që të ushtrohet më shumë presio...
Pesë anëtarë të një familjeje kanë vdekur nga zjarri në nj...
Suella Braverman është shkarkuar nga kryeministri Rish...
Ish-kryeministri britanik, David Cameron, është emërua...
Suella Braverman ka reaguar për herë të parë pas shkar...
Të hënën, kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sun...
Suella Braverman, Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së B...
Mëngjesin e sotëm, Komanda Provinciale e Imperia-s, Gico e...
Për vite me radhë, Mali i Zi - në veçanti bregdeti i t...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, mendon se një armëpushim i m...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është pye...
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të zhvill...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se spi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...