web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OBSH ngre alarmin/ “Spitali Al-Shifa nuk po funksionon më”

13 Nëntor 2023, 07:41, Kosova & Bota CNA
OBSH ngre alarmin/ “Spitali Al-Shifa nuk po funksionon më”
Foto ilustruese

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se spitali Al-Shifa në qytetin e Gazës nuk po funksionon më si spital.

OBSH është shprehur se të shtënat e vazhdueshme me armë zjarri dhe bombardimet në zonë kanë përkeqësuar rrethanat kritike.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi bën me dije se të paktën 2,300 njerëz janë ende brenda Al-Shifa, në një përditësim të ndarë nga OBSH.

"BBC"-së i janë dërguar fotografitë e të paktën 20 foshnjave të porsalindura që mbahen në një sallë kirurgjikale në vend.

Ushtria izraelite thotë se ka rënë dakord të ndihmojë në evakuimin e foshnjave nga spitali në një strukturë më të sigurt, por mohon që Al-Shifa të ketë humbur fuqinë.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, thotë se Hamasi ka bazën e tij poshtë ndërtesës, diçka që Hamasi e mohon.

Ushtria izraelite nga ana tjetër deklaron se nuk po godet spitalin gjatë luftimeve.

Izraeli filloi sulmet në Gaza pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor, ku u vranë 1200 njerëz dhe më shumë se 200 u morën peng.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 11,000 njerëz janë vrarë në Gaza që nga ajo kohë, nga të cilët më shumë se 4,500 ishin fëmijë./ CNA





Lajmet e fundit nga