
Një zyrtar rus i Mbrojtjes ka kërkuar që Jakutia, një rajon me shumicë etnike jo ruse në verilindje të Siberisë, t’i dërgojë nga 500 burra në frontin ukrainas çdo javë për ta përmirësuar renditjen e vet.
Aleksandr Avdonin, komisar ushtarak i Jakutias, tha në një takim me dyer të mbyllura me zyrtarët lokalë në shtator se ky rajon ishte i fundit në renditjet e rajoneve që rekrutojnë trupa.
Jakutia e kishte përmbushur vetëm një të tretën e planit të rekrutimit, Avdonin kishte thënë, sipas grupit për të drejtat e njeriut Fondacioni për Jakutian e Lirë, i cili e siguroi një audio incizim të takimit.
Ky ishte vendi me shkallën më të ulët të rekrutimeve në rajonet lindore të Rusisë, tha ai.
Ai u bëri thirrje zyrtarët t’i dërgojnë nga 15 banorë prej çdo rrethinë çdo javë deri në përfundim të vitit. Jakutia, njëra prej rajoneve më të varfra në Rusi, i ka 36 rrethina, që do të nënkuptonte dërgimin e 540 burrave çdo javë në luftën në Ukrainë.
Jakutët, një popull që flet gjuhën turkike, është grupi më i madh etnik në Jakutia, i ndjekur nga rusët.
Kremlini është përpjekur ta arsyetojnë luftën agresive kundër Ukrainës në shumë mënyrë të rrejshme, përfshirë për nevojën për t’i mbrojtur rusët në lindje të Ukrainës.
Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se pakicat po e bartin një barrë më të rëndë të luftës se sa vetë rusët. Rajonet etnike të Rusisë janë në mesin e më të varfrave dhe burrat mund të joshën nga pagat e larta që u ofrohen për të luftuar në Ukrainë.
Jakutia është rreth 5.000 kilometra larg frontit ukrainas./ REL
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, tha të martë...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën se kanë vendosur sa...
Presidenti amerikan Joe Biden tha të martën se qëllimi i t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të mart...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rus...
Berlinezët i kanë quajtur ato "kanaçe koka-kola". Trenat e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit me t...
Të martën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ësht...
Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët ...
Sipas ekspertëve, 4.6 milionë të rritur në Gjermani ja...
Spitali Shifa i Gazës prej disa ditësh është në qendër të ...
Mbreti Abdullah i Jordanisë hodhi poshtë çdo plan të I...
Një grup kriminal kibernetik i quajtur Lockbit, i cili...
Zyrtarët e fushatës presidenciale të kandidates republikan...
Tre persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën, në me...
Gjykata Islamike Revolucionare e Iranit ka ngritur akt...
Kina premtoi të ndihmojë Afrikën e Jugut përballë krizës p...
Maryanne Trump Barry, motra më e madhe e ish-president...
Rritja e planifikuar e ndihmave ushtarake është një "s...
Njerëzit që duan të aplikojnë për vizë për t’i vizituar ve...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...