Lajçak paralajmëron takime të tjera: Shumë pyetje për rregulloren e BQK-së mbeten pa përgjigje
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Aleanca nuk ka në plan të dërgojë trupa në Ukrainë, ndërsa disa vende Perëndimore mendohet se po shqyrtojnë dërgimin në terren të forcave ushtarake.
I pyetur nga agjencia e lajmeve “The Associated Press” mbi mundësinë e dërgimit të forcave perëndimore, zoti Stoltenberg tha se “nuk ka plane për dërgimin e trupave luftarake të NATO-s në Ukrainë”.
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico tha se disa vende po shqyrtojnë mundësinë, nëse duhet të arrijnë marrëveshje dy palëshe me Ukrainën për të dërguar trupa, për ta ndihmuar vendin të përballet me agresion rus. Zoti Fico nuk dha detaje të mëtejshme, por tha se qeveria e tij nuk planifikonte të dërgonte ushtarë. Edhe Republika Çeke e përjashtoi këtë mundësi.
Shefi i NATO-s, i tha gjithashtu agjencisë “The Associated Press” se “ajo që po ndodh është agresion i Rusisë ndaj Ukrainës, në shkelje të ligjeve ndërkombëtare. Sipas parimeve ndërkombëtare, Ukraina ka të drejtë të vetë-mbrohet dhe ne kemi të drejtën ta mbështesim atë në mbrojtjen e kësaj të drejte”.
NATO-ja si aleancë nuk e furnizon Ukrainën me mjete luftarake, por e mbështet me pajisje mjekësore, uniforma dhe pajisje për periudhën e dimrit. Por disa vende anëtare të NATO-s kanë dërguar armë dhe municione përmes marrëveshjeve bilaterale, apo shumëpalëshe. Çdo vendim që NATO-ja të dërgojë trupa duhet të mbështetet në mënyrë të njëzëshme nga të gjitha vendet anëtare.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha të hënën se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë nuk duhet “përjashtuar” në të ardhmen, ndërsa po shënohet viti i tretë i sulmit në shkallë të gjerë nga Rusia.
“Duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që Rusia të mos e fitojë këtë luftë”, tha udhëheqësi i Francës, gjatë një takimi në Paris. Ndërsa nënvizoi se “tani për tani nuk ka konsensus” për dërgimin e trupave, ai tha se “asnjë mundësi nuk duhet përjashtuar”.
Ideja për dërgimin e trupave në terren, ka qenë një tabu deri më tani, veçanërisht pasi NATO-ja synon të shmangë përfshirjen në shkallë më të gjerë në luftë me Rusinë e armatosur me armë bërthamore.
Kremlini paralajmëroi sot se konflikti mes Rusisë dhe NATO-s së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, do të ishte i pashmangshëm nëse vendet e NATO-s do të dërgonin trupa për të luftuar në Ukrainë./ VOA
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,...
Mijëra fermerë polakë marshuan në rrugët e Varshavës të ma...
Në Bruksel ka përfunduar takimi i përbashkët mes ekspertëv...
Autoritetet malazeze kanë arrestuar të dyshuarin për v...
Greqia ra dakord zyrtarisht të hënën të marrë pjesë dhe të...
Rusia të martën ka urdhëruar një ndalesë gjashtëmujore të ...
Financieri dhe filantropisti, Jacob Rothschild, i dina...
Grupi militant libanez, Hezbollah, tha se ka lëshuar n...
Kryeministri sllovak, Robert Fico, paralajmëroi një "p...
Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në Bruksel të mar...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se shpr...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, u tha homologëve evro...
Rusia e ka hedhur poshtë një ide të Zvicrës për bisedime t...
Dy anëtarë të KFOR-it janë kërcënuar me vrasje këtë të hën...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka apeluar një ve...
Ndërsa shumë vende perëndimore kanë ndërprerë lidhjet ...
Anëtarësimi i Suedisë në NATO, krahas anëtarësimit të Finl...
Fermerët u përplasën të hënën me policinë në Belgjikë, duk...
Los Anxhelos – Një ish informator i Byrosë Federale të Het...
Maria Pevchikh, ndihmësja e politikanit opozitar rus, Alek...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...