Macron, udhëheqësve evropianë: Rusia nuk duhet të fitojë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, u tha homologëve evro...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se shpreson që një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, që do të ndalte luftimet dhe do të mundësonte lirimin e personave që ende mbahen peng, mund të hyjë në fuqi në fillim të javës së ardhshme.
I pyetur se kur shpreson se mund të finalizohet një marrëveshje e tillë, Presidenti Biden tha: “Shpresoj në fillim të fundjavës. Në fund të fundjavës. Këshilltari im i sigurisë kombëtare më thotë se i janë afruar. Janë pranë. Nuk kanë përfunduar ende. Shpresa ime është që deri të hënën që vjen do të kemi një armëpushim”.
Presidenti Biden i bëri komentet nga Nju Jorku pas pjesëmarrjes në një emision të kanalit "NBC".
Negociatat vazhdojnë për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, për të mundësuar lirimin e pengjeve që mbahen në Gazë nga grupi militant, në këmbim të lirimit nga Izraeli të qindra të burgosurve palestinezë. Propozimi për një pauzë gjashtëjavore në luftime do të mundësonte gjithashtu dërgimin e qindra kamionëve çdo ditë me ndihmat e domosdoshme për popullsinë e Gazës.
Negociatorët përballen me një afat jozyrtar – me fillimin e muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit rreth datës 10 mars, një periudhë që shpesh shoqërohet me tensione të rritura mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Ndërkaq, Izraeli nuk ka arritur të zbatojë një urdhër të gjykatës më të lartë të OKB-së për të ofruar ndihma urgjente për popullsinë e dëshpëruar në Rripin e Gazës, tha të hënën organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, një muaj pas vendimit historik në Hagë që urdhëroi Izraelin të ulë intensitetin e operacioneve ushtarake.
Me një masë paraprake në përgjigje të kërkesës së Afrikës së Jugut ku akuzohet Izraeli për gjenocid, gjykata më e lartë e OKB-së e urdhëroi Izraelin të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar vdekjet, shkatërrimin dhe aktet e gjenocidit në enklavën e vogël palestineze. Gjykata nuk urdhëroi ndalimin e ofensivës ushtarake që ka shkaktuar një katastrofë humanitare.
Izraeli i mohon akuzat dhe thotë se po lufton për t’u vetëmbrojtur.
Me gati pesë muaj luftime, Izraeli tashmë po përgatit zgjerimin e operacionit tokësor në Rafah, qytetin më jugor të Gazës përgjatë kufirit me Egjiptin, ku janë strehuar rreth 1.4 milionë palestinezë.
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se ushtria i ka paraqitur kabinetit planin operacional për qytetin Rafah, si dhe planet për të evakuar civilët nga zonat e luftimeve. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme.
Situata në Rafah ka krijuar shqetësim global. Aleatët e Izraelit kanë paralajmëruar se Izraeli duhet të mbrojë civilët në betejën kundër grupit militant Hamas./ VOA
Presidenti francez, Emmanuel Macron, u tha homologëve evro...
Rusia e ka hedhur poshtë një ide të Zvicrës për bisedime t...
Dy anëtarë të KFOR-it janë kërcënuar me vrasje këtë të hën...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka apeluar një ve...
Ndërsa shumë vende perëndimore kanë ndërprerë lidhjet ...
Anëtarësimi i Suedisë në NATO, krahas anëtarësimit të Finl...
Fermerët u përplasën të hënën me policinë në Belgjikë, duk...
Los Anxhelos – Një ish informator i Byrosë Federale të Het...
Maria Pevchikh, ndihmësja e politikanit opozitar rus, Alek...
BE do të diskutojë për koncesionet për bujqësinë. A do të ...
Bashkimi Evropian ka konfirmuar pjesëmarrjen e delegacione...
Koreja e Jugut u bëri thirrje mjekëve praktikantë që të kt...
Presidenti Joe Biden ka deklaruar se çelësi i një martese ...
Kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, tha të hënën g...
Një burrë i ka vënë flakën vetes përpara ambasadës izraeli...
Autoritetet indiane kanë urdhëruar një hetim, pasi një tre...
Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka pohuar se ka ...
Hungaria pritet që të hënën, më 26 shkurt, të ratifikojë p...
Ukraina dhe partnerët e saj të huaj mund ta ftojnë Rusinë ...
Shtetet e Bashkuara dënojnë zgjedhjet e “turpshme” parlame...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...