
Autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar se deri më 8 shtator, katër institucione serbe duhet të largohen nga një objekt në Lagjen e Boshnjakëve, pasi kanë argumentuar se i përket komunës së Mitrovicës së Veriut.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për "Radion Evropa e Lirë" se “deri më tani nuk kemi asnjë kërkesë” nga komuna për të asistuar në largimin e këtyre institucioneve nga ky objekt. Megjithatë, ai shtoi se policia është e gatshme të kryejë detyrat e saj për këtë çështje në momentin që i kërkohet.
Sipas ekipit të "Radios Evropa e Lirë" që gjendet në terren, mëngjesin e së premtes situata para këtij objekti ishte e qetë.
Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtoria e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale prej kohësh përdorin këtë ndërtesë komunale.
Një aksion për largimin e këtyre institucioneve të Serbisë nga objekti komunal në Mitrovicë të Veriut, fillimisht ishte paraparë të zhvillohej më 25 gusht, por ishte shtyrë për dy javë.
Para kësaj, inspektorati komunal u kishte dërguar këtyre institucioneve një paralajmërim që të lironin zyrat pasi ato nuk kishin dorëzuar dokumente apo kontrata për të dëshmuar se kanë leje ta shfrytëzojnë objektin.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, më 7 shtator iu drejtua komunitetit ndërkombëtar, përfshirë shteteve të QUINT-it dhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, duke thënë se paralajmërimi për largimin nga ky objekt i institucioneve serbe “mund të çojë në thellimin e krizës në veri të Kosovës dhe rritjen shtesë të tensioneve në terren”.
Në letrën, që Petkoviq u dërgoi përfaqësuesve ndërkombëtarë, u tha se veprimet e tilla të “njëanshme dhe joligjore nga Prishtina paraqesin një provokim të rrezikshëm” që sipas tij kërcënojnë të drejtat dhe jetën e popullit serb që jeton në veri të Kosovës.
Ndërkaq, më 6 shtator, Lista Serbe –partia më e madhe e serbëve të Kosovës dhe gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – tha se institucionet serbe nuk do të largohen nga objekti.
Autoritetet në Mitrovicë të Veriut kanë argumentuar se objekti u përket atyre dhe se i njëjti duhet të lirohet për shkak të disa “punimeve”. Megjithatë, në një deklarim të mëhershëm për REL-in, ata nuk specifikuan për çfarë lloj punimesh bëhet fjalë.
Mitrovica e Veriut gjendet në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe. Kjo komunë, së bashku me tri komuna të tjera në veri, që nga prilli kanë kryetarë shqiptarë, të cilët u zgjodhën në votimet e bojkotuara nga popullata serbe.
Në fund të majit, tensionet në veri të Kosovës u rritën, pasi kryetarët e rinj shqiptarë, me asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale.
Pas rritje së tensioneve, Qeveria e Kosovës u pajtua në korrik që të ndërmerrte hapa drejt çtensionimit të plotë të situatës. Një ndër hapat për të cilat u pajtuan Prishtina dhe Brukseli parasheh edhe krijimin e bazës ligjore që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri.
Në këtë drejtim, më 5 shtator u publikua udhëzimi i ri administrativ që mundëson largimin e kryetarëve të komunave përmes një peticioni./ REL
Eksperti i çështjeve politike dhe filozofi amerikan, F...
Në vitin 2001 Portugalia legalizoi të gjitha drogat, pavar...
Gunther Fehlinger, i cili është kryetar i Komitetit Evropi...
BE po diskuton për rregulla të reja lidhur me cilësinë e a...
Ish-ndihmësi i Trump, Peter Navarro, është dënuar për ...
Analistët thonë se mungesa e Presidentit të Kinës Xi Jingp...
Donald Trump mund të bëjë një kërkesë për të zhvendosur pa...
Shtetet e Bashkuara janë duke i larguar trupat e veta ...
Kisha Katolike në Romë i ka fshehur më shumë se 3.000 hebr...
Duke nisur nga lufta kundër varfërisë e deri të qasja në e...
Prokurorja e Xhorxhias që ka ngritur aktpadi ndaj ish pres...
Kompania amerikane ‘Microsoft’ tha të enjten se ka identif...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha t...
Bilanci i fataliteteve në Greqi po shtohet me kalimin e ko...
Presidenti rus, Vladimir Putin nuk planifikon të marrë...
Sekretari Antony Blinken vazhdoi të enjten vizitën në Ukra...
Ligjvënësit amerikanë, të cilët të martën u kthyen nga pus...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe P...
Numri i viktimave nga stuhitë e fuqishme të shiut që kanë ...
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, tha se ai ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...