web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali i korrupsionit/ Parlamenti ukrainas shkarkon dy ministra

20 Nëntor 2025, 10:21, Kosova & Bota CNA

Skandali i korrupsionit/ Parlamenti ukrainas shkarkon dy ministra

Parlamenti i Ukrainës ka votuar mbrëmjen e djeshme për shkarkimin e dy ministrave, atë të Drejtësisë dhe Energjisë. Shkarkimi i ministrave vjen pas një hetimi të madh për korrupsion në sektorin e energjisë.

Ministri i Drejtësisë, German Galushchenko, i cili shërbeu si ministër i Energjisë nga viti 2021 deri në vitin 2025, dhe ministrja aktuale e Energjisë Svitlana Hrynchuk i kishin dorëzuar para pak ditësh dorëheqjen Presidentit Volodymyr Zelensky. Dy ministrat kanë mohuar çdo akuzë përfshirjeje në skandalin e korrupsionit në sektorin e energjisë në vend.

Hetuesit dyshojnë se një aleat kyç i presidentit Volodymyr Zelensky e ka orkestruar një skemë ryshfeti prej 100 milionë dollarësh për të përvetësuar fonde, gjë që ka shkaktuar zemërim publik në një kohë kur vendi po përballet me ndërprerje të mëdha të rrymës, për shkak të sulmeve ruse. Autoritetet kundër korrupsionit kanë thënë se hetimi i tyre përfshin edhe agjenci të tjera shtetërore.  /CNA





Lajmet e fundit nga