Protestuesit në refren kërkojnë largimin e Ramës: Duam dorëheqjen
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...

Një draft-propozim i ri i hartuar nga Shtetet e Bashkuara që synon ndaljen e luftës në Ukrainë, kërkon që Kievi të heqë dorë nga një pjesë e territorit të tij.
Raportohet po ashtu se propozimet amerikane përfshijnë reduktimin e madhësisë së forcave të armatosura dhe pranimin e ndalimit të ndihmës ushtarake amerikane që ka qenë thelbësore për luftën e Ukrainës kundër forcave ruse.
Për më tepër, asnjë forcë e huaj nuk do të lejohet në tokën ukrainase dhe Kievi nuk do të marrë më armë me rreze të gjatë veprimi.
Propozimet e këtij drafti të hartuar, që u përshkruan në detaje nga The Fnancial Times dhe Reuters, përputhen kryesisht me kërkesat që Rusia ka bërë që nga fillimi i këtij viti, kur presidenti amerikan, Donald Trump, nisi përpjekjet për negociata të drejtpërdrejta me Moskën lidhur me luftën në Ukrainë.
Një burim, që ka njohuri për këtë çështje, i tha Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se “nuk e di nëse ky është plani i Witkoff, apo ndonjë plan tjetër, por mund të ju them se sipas informacioneve që kam, pala amerikane ka dërguar sinjale te pala ukrainase, praktikisht duke insistuar që presidenti Zelensky të pajtohet për një kornizë që do të përfshinte disa pika sikurse dorëzimi i territoreve dhe njohja e tyre si ruse, zvogëlimi i forcave të mbrojtjes dhe disa pika tjera të favorshme për Putin”.
Pavarësisht se zyrtarët ukrainas ende nuk kanë folur publikisht për këtë çështje, pak pasi nisën të qarkullonin lajmet për propozimet, Zelensky, që gjendet në vizitë në Turqi, lavdëroi “hapat vendimtarë dhe udhëheqjen e presidentit Trump dhe çdo propozim të drejtë për t’i dhënë fund kësaj lufte. Dhe, vetëm presidenti Trump dhe SHBA-ja kanë fuqinë e mjaftueshme që lufta të përfundojë”.
Më 20 nëntor, Zelensky pritet të takohet me zyrtarë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes në Kiev.
Në fushëbetejë, forcat ukrainase po kanë vështirësi që t’iu bëjnë ballë ushtarëve rusë, edhe pse Moska po pëson humbje të mëdha në njerëz.
Rusia e ka rritur presionin në qytetin kyç të Pokrovskut dhe ofensiva atje është pjesë e qëllimit të paraqitur nga Putini për të kontrolluar të gjithë rajonin lindor ukrainas të Donbasit.
Rusia gjithashtu po godet qytetet ukrainase dhe infrastrukturën e saj energjetike para temperaturave të ulëta të dimrit, duke u përpjekur të demoralizojë ukrainasit tashmë të lodhur nga lufta.
Më herët, Zelensky ka refuzuar kërkesat nga Moska që Ukraina të heqë dorë nga territori apo që të reduktojë numrin e forcave të armatosura, duke thënë se diçka e tillë vetëm do të dobësonte Ukrainën dhe do të rriste rrezikun e një pushtimi të ri në të ardhmen./REL
Procesi gjyqësor për zjarrin në Koçan po zhvillohet në sal...
Raketat ruse goditën dy ndërtesa banimi në qytetin perëndi...
“Degradim i skajshëm i jetës politike dhe institucionale n...
Për Malin e Zi, nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësi...
Dështon formimi i qeverisë së Kosovës. Kuvendi ka rrëzuar ...
Kryeministri i mandatuar i Kosovës, Glauk Konjufca, në sea...
Në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit, Glauk Konjufc...
Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë miratimin e tij ...
Ditën e sotme në orën 14:00 do të zhvillohet seanca parlam...
Të paktën 13 persona janë vrarë dhe disa të tjerë kanë mbe...
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka bër...
Varshava urdhëroi ngritjen e avionëve luftarakë polakë dhe...
Të dyja dhomat e Kongresit amerikan ranë dakord t’i kërkoj...
Mijëra euro janë shpenzuar për paraqitjen e jashtme të kan...
Gjermania duhet urgjentisht të forcojë aftësitë e saj për ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për...
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së votoi në favor të një pro...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, dhe presidenti francez,...
Nesër, më 19 nëntor do të mbaht seanca plenare për zgjedhj...
Dy shtetas ukrainas, janë identifikuar si të dyshuar për p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...