web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk votohet qeveria e Glauk Konjufcës/ Kosova, drejt zgjedhjeve të reja

19 Nëntor 2025, 15:38, Kosova & Bota CNA

Nuk votohet qeveria e Glauk Konjufcës/ Kosova, drejt zgjedhjeve të

Dështon formimi i qeverisë së Kosovës. Kuvendi ka rrëzuar përbërjen e qeverisë së Glauk Konjufcës me 56 vota pro, 53 kundër dhe 4 abstenim. 

Pasi qeveria nuk arriti të merrte 61 votat e nevojshme, në Kosovë hapet rruga për zgjedhjet e reja parlamentare.

Kabineti i propozuar nga Konjufca:

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm: Albin Kurti;

Zëvendëskryeminstre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla;

Zëvendëskryeministri i tretë: Fikrim Damka;

Ministër i Financave: Hekuran Murati;

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti;

Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci;

Ministër i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla;

Ministër i Administratës dhe Digjitalizimit: Lulzon Jagxhiu;

Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia;

Ministër i Arsimit: Avni Zogiani;

Ministër i Kulturës: Fatmir Spahiu;

Ministër i Sportit: Blerim Gashani;

Ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal: Rasim Demiri;

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli;

Ministër i Bujqësisë: Armend Muja;

Ministër i Infrastrukturës: Besnik Bislimi;

Ministre e Tregtisë: Mimoza Kusari-Lila;

Ministre e Energjisë: Artane Rizvanolli;

Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq;

Ministër për Zhvillim Rajonal: Sejnur Vejshall./CNA





Lajmet e fundit nga