Franca rrit nivelin e rrezikut nga gripi i shpendëve
"Franca e ka rritur nivelin e rrezikut për gripin e shpend...

Gazetari i "A2CNN" në Prishtinë, Ideal Gola, ka zbuluar në emisionin “Dita Jonë”, detaje nga ngjarja që tronditi opinionin publik, ku Naim Murseli inskenoi një grabitje dhe pagoi një vrasës, për t’i marrë jetën bashkëshortes së tij Liridonës.
Ditën e djeshme, e ndjera është rivarrosur nga familja në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj të Gjakovës, pasi Prokuroria Themelore pranoi të dielën në mesditë kërkesën e familjarëve për ta zhvarrosur.
Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe figura të larta politike të Kosovës. Sakaq, janë hedhur poshtë disa nga motivet, të cilat dyshohet se kishin shtyrë Naim Murselin të organizonte vrasjen e nënës së fëmijëve të tij.
“U përfol për një procedurë divorci që kishte nisur në vitin 2019 në Suedi, por vëllai i Liridonës dhe i ati i Naimit e kanë mohuar. Më pas familja e Liridonës ngriti dyshimet se kjo është bërë për një sigurim jetësor miliona euro, por nuk ekziston shuma prej 20 milionë euro që u përfol se mund të përfitonte Naimi pas vdekjes së bashkëshortes.”
Sa i përket kronologjisë së ngjarjes, Gola sqaroi se vrasja ka ndodhur pasi çifti kishin darkuar në një restorant, rreth 12 kilometër larg Prishtinës. Ajo që ka ngritur dyshime te policia ishin dëshmitë kontradiktore të Naim Murselit, por edhe sjellja e tij në ceremoninë e varrimit të bashkëshortes së ndjerë.
“Natën e vrasjes ata kishin vendosur të darkonin në Graçanicë, 12 km larg Prishtinës. Aty ka qenë edhe dorasi, autori Granit Plava që ka qëndruar i distancuar dhe ka ndjekur të gjitha lëvizjet e çiftit. Më pas u larguan duke shkuar drejt shtëpisë së tyre në shtëpinë luksoze në Prishtinë që Naimi sapo e kishte blerë. Zona njihet si fshati Bërnicë, një rrugë malore pa ndriçim dhe as kamera sigurie që e monitorojnë. Rrugë kryesisht e ngushtë dhe jo shumë e frekuentueshme. Granit Plava i maskuar ka dalë para veturës. Sipas dëshmisë së Naim Murselit e ka parë Liridona e para, që i ka kërkuar të ndalojë. Dyshimet e para të familjes së Liridonës janë shfaqur, sepse Graniti me maskë ka shkuar menjëherë të dera e pasagjerit, tek Liridona, jo nga shoferi. Sipas Naimit ka dhënë instruksione në suedisht që të ikin. Ai ka marrë fëmijët dhe ka thënë se pas disa metrave që ka bërë ka dëgjuar një krismë. Graniti i ka marrë jetën me një plumb në qafë Liridonës. Policia ka mbajtur në vëzhgim sjelljen e Naimit gjatë funeralit. Ka pasur disa rituale gjatë varrimit që ai nuk i ka kryer, që nuk është e zakonshme për një të afërm, siç është falja e xhenazes ku ai nuk ka marrë pjesë. Sjellje që ka rënë në sy të mediave dhe efektivëve.”/A2CNN
"Franca e ka rritur nivelin e rrezikut për gripin e shpend...
Forcat ajrore izraelite kanë çuar përpara ofensivën e tyre...
Mbijetesa e Ukrainës varet kryesisht nga Shtetet e Bas...
"Një gazetar ose punonjës i medias vritet mesatarisht çdo ...
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli ka mohuar që i b...
Aleksandar Gjorçevski, babai i 14 vjeçares Vanja Gjorç...
Arlinda Loncari, avokatja kosovare e cila vepron në Su...
Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mb...
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit në një intervist...
Babai i Naim Murselit ka folur pasi u bë publik lajmi ...
Zhafirah Zahrim Febrina ishte një nga alpinistët që mbeti ...
Kryeministri izraelit Netanjahu mbetet i akuzuar për korru...
Drejtuesit e partive politike në Maqedoninë e Veriut ranë ...
Mediat iraniane raportojnë se guvernatori i qytetit qe...
Një rast i çuditshëm i një rrëmbimi dhe vrasjeje të dyfish...
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka shtuar kritikat...
Raporti më i fundit vjetor mbi monitorimin e korrupsionit ...
Temperaturat në pjesë të Siberisë kanë rënë në minues ...
Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar protestën e së dielës në mb...
Çmimet e arit shënuan një tjetër rekord për të nisur j...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...