Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia. Për Zvërne...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia. Për Zvërne...

Pakistani duket se ka arritur një përparim të madh diplomatik duke luajtur një rol proaktiv në ndërmjetësimin e një armëpushimi 14-ditor dhe duke krijuar bazën për bisedime mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Islamabad më 10 prill.
Armëpushimi i arritur në minutat e fundit dhe i bërë publik nga kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, më 8 prill në "X", erdhi vetëm disa orë para se të skadonte afati i vendosur nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili paralajmëroi Iranin për pasoja që mund të çojnë në shkatërrimin e një civilizimi “që nuk do të ringjallej kurrë më”.
“Republika Islamike e Iranit dhe Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët e tyre, janë pajtuar për një armëpushim të menjëhershëm kudo, përfshirë në Liban dhe gjetkë”, shkroi Sharif në "X".
Duke iu referuar bisedës së tij me Sharifin dhe shefin e ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, të cilin më parë e ka përshkruar si “marshallin e preferuar”, Trump shkroi në Truth Social: “Jam pajtuar të pezulloj bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për një periudhë dyjavore”. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, po ashtu lavdëroi Sharifin dhe shefin e ushtrisë për përpjekjet e tyre.
Analistët e kanë përshkruar këtë zhvillim si “dhuratë nga Zoti” për Pakistanin e armatosur me armë bërthamore, i cili vazhdimisht është përballur me akuza nga administrata të ndryshme amerikane – përfshirë edhe nga administrata e Trump-it – se ka luajtur një lojë të dyfishtë gjatë luftës së NATO-s dhe SHBA-së kundër talebanëve në Afganistan.
Pakistani po ashtu ka forcuar lidhjet e tij me shtetet e Gjirit, të pasura me naftë, ndërsa suksesshëm ka shmangur rrezikun e një konflikti të padëshiruar me Iranin – veçmas që kur Arabia Saudite, që vitin e kaluar nënshkroi me Islamabadin Marrëveshjen për mbrojtjen e përbashkët strategjike, mund të përfshihet në luftë.
“Pakistani veproi me mençuri duke forcuar imazhin e tij diplomatik, teksa po ashtu shmangu një luftë me fqinjin e tij më të afërt, Iranin”, tha Ayesha Siddiqa, hulumtuese në Departamentin për Studime të Luftës në Kolegjin Mbretëror të Londrës, njëherësh autore e librit “Ushtria: Brenda ekonomisë ushtarake të Pakistanit”.
“Është e lehtë të përfshihesh në luftë, por është shumë e vështirë të dalësh prej saj”, tha Siddiqa, e cila shtoi se Pakistani ishte shteti i vetëm në rajon që mund të fliste si me Iranin, ashtu edhe me SHBA-në, dhe e shfrytëzoi këtë mundësi me mençuri.
Pakistani ndan një kufi pothuajse 900 kilometra të gjatë me Iranin, i cili ndan provincën Sistan dhe Baluçistan të Iranit me Baloçistanin në Pakistan. Rajoni, që ka një terren të vështirë dhe kontroll të kufizuar shtetëror, është shtëpi e një sërë grupesh militante, përfshirë grupin antiiranian Jaysh al-Adl (që më herët njihej si Jundallah), si dhe grupet e separatistëve baloçë që operojnë në anën pakistaneze të kufirit.
Siddiqa po ashtu argumentoi se Pakistani kishte pak zgjidhje veçse të ndërhynte dhe të ndërmjetësonte një marrëveshje. Sipas saj, duke pasur parasysh situatën e përshkallëzuar, Arabia Saudite mund të kishte përfunduar duke u përfshirë në konflikt nëse Irani do të vazhdonte të sulmonte objektet brenda mbretërisë. Sipas Marrëveshjes për mbrojtje të përbashkët – që thotë se një sulm ndaj një pale konsiderohet sulm ndaj dy shteteve – Pakistani do të përballej me presion të madh për të mbështetur Arabinë Saudite, dhe potencialisht do të kishte pak mundësi dhe do t’i bashkohej luftës së udhëhequr nga sauditët kundër Iranit”.
Sipas armëpushimit të përkohshëm, Irani do të rihapë Ngushticën e Hormuzit duke lejuar trafikun përmes kësaj rruge detare. Mbyllja e ngushticës ka shkaktuar mungesë të naftës që ka prekur konsumatorët në mbarë botën. Rreth një e pesta e naftës globale kalon përmes Ngushticës së Hormuzit.
Duke cituar mediat iraniane, "Reuters" raportoi se propozimi iranian për negociata të paqes përfshin heqjen e sanksioneve kundër Iranit, lirimin e aseteve të ngrira të shtetit dhe tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni. Presidenti Trump e ka përshkruar propozimin si “bazë e mirë” për negociata.
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve në Iran, ISNA, raportoi më 8 prill se kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, do të udhëheqë ekipin negociator iranian gjatë bisedimeve që pritet të mbahen më 10 prill në Pakistan. Por, agjencia e lajmeve Tasnim, duke cituar një burim të paidentifikuar, raportoi se nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me atë se kush do të jetë pjesë e delegacionit iranian.
Kjo agjenci e lajmeve raportoi se Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare, së bashku me tri degë të Qeverisë dhe zyrtarë të tjerë relevantë, po i shqyrtojnë të gjitha aspektet e negociatave dhe së shpejti do të ketë njoftime zyrtare për këtë çështje.
SHBA-ja po ashtu nuk ka konfirmuar bisedimet e drejtpërdrejta. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavit, citohet të ketë thënë se “ka diskutime për bisedime të drejtpërdrejta, por asgjë nuk është përfundimtare derisa të bëhet publike nga presidenti apo nga Shtëpia e Bardhë”.
Izraeli po ashtu ka mbështetur pezullimin e sulmeve ndaj Iranit. Në një postim në X, zyra e kryeministrit izraelit tha se “Izraeli mbështet vendimin e presidentit Trump për të pezulluar sulmet ndaj Iranit për dy javë dhe që Irani të hapë menjëherë ngushticën dhe të ndalojë të gjitha sulmet ndaj SHBA-së, Izraelit dhe shteteve të rajonit”.
“Pakistani dhe Irani kurrë nuk kanë pasur marrëdhënie shumë të ngrohta. Por, duke qenë fqinjët më të afërt dhe vende me shumicë myslimane, Irani i beson Pakistanit më shumë se çdo vendi tjetër në rajon”, tha Khalid Sultan, analist me bazë në Islamabad.
Sultan argumentoi se “fitorja e papritur” e Pakistanit ndaj Indisë gjatë luftës katërditore në maj të vitit 2025 ka shtuar rëndësinë e Pakistanit për vendet e Gjirit. Pavarësisht situatës së brishtë ekonomike në Pakistan, shumë shtete të Gjirit tani po tentojnë ta mbajnë në anën e tyre Islamabadin.
“Kjo i dha Pakistanit peshë të madhe diplomatike për të luajtur një rol kyç në uljen e tensioneve në konfliktin SHBA-Iran”.
Ai tha se zhvillimet e fundit kanë përmirësuar imazhin e Pakistanit dhe po ashtu kanë përforcuar rolin e tij diplomatik. /REL
Lehtësimi që krijoi shpallja e një armëpushimi midis SHBA ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, deklaroi...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth paralajmëroi ...
Shtetet e Bashkuara dhe Irani ranë dakord për një armëpush...
Regjimi iranian thuhet se po shqyrton vendosjen e një tari...
FBI dhe agjenci të tjera federale amerikane të sigurisë ki...
Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa balistike të mërkur...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena H...
Kompanitë e transportit detar po përpiqen të kuptojnë kush...
Numri i vizitorëve në hotele ishte 56 644, prej tyre vizit...
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi sot s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Papa Leo XIV ka përshëndetur ditën e sotme njoftimin e një...
Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë pajtuar të mërkurën për...
Grupet kyçe të Bashkimit Europian për naftë dhe gaz do të ...
Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, do të dëshmojë p...
Kyriakos Mitsotakis njoftoi ndalimin e aksesit në mediat s...
Ushtria izraelite ka kryer një valë sulmesh ajrore në Liba...
Shtëpia e Bardhë ka shpallur fitoren pas njoftimit të armë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...